Flash

KAS gjobit partitë politike për shkelje me raportimet financiare

Lapsi.al 25 January 2023
KAS gjobit partitë politike për shkelje me raportimet financiare

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS, pranoi të martën kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosje të sanksioneve administrative ndaj partive politike për raportimin financiar gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Sipas vendimit të KAS, subjektet zgjedhore dhe kandidatët kanë bërë shkelje në deklarimin financiar, duke deklaruar shpenzime, për të cilat në një masë të caktuar nuk disponojnë dokumentacionin justifikues.

KAS e gjobiti Partinë Socialiste në pushtet me 5 milionë lekë për tejkalimin e kufirit maksimal të shpenzimeve si dhe me 500 mijë lekë për mungesa në raportimin financiar të kandidatëve.

Partia Demokratike dhe 7 subjekte të tjera zgjedhore – Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Lëvizja e Legalitetit, Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, Nisma Thurje, Bindja Demokratike, Partia Socialdemokrate dhe Balli Kombëtar u gjobitën me nga 500 mijë lekë, pasi “rezulton e provuar se kanë pasur mungesa në raportimin e kandidatëve të tyre, të cilat shkojnë sipas rastit, nga 1 deri në 153 kandidatë”.

KAS çmoi ta mbajë sanksionin në minimumin ligjor për “qëllime edukative”.

Në një rast, KAS e ndryshoi masën e kërkuar për partinë, duke e vendosur gjobën për kandidatin pasi ishte provuar refuzimi i tij për të dorëzuar shpenzimet e fushatës. Kandidati i Partisë Republikane, Lodovik Hasani, u gjobit me 500.000 lekë.

Ndërsa kandidati Fitimtar Lala i “Lëvizja e Re” u gjobit me 195.000 lekë për shkak se ka pranuar dhurime në rrugë jobankare në vlera më të larta se maksimumi ligjor.

Gjoba në masën 100.000 u vendosën dhe për subjektet Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar.

“Që të ruhet barazia në konkurrim duhet që kontrolli dhe mbikëqyrja e zbatimit të rregullave për financimin e fushatës të jetë i hollësishëm dhe i rreptë,” thuhet në vendimin e KAS.

“Shkeljet në raportim, fshehja e të ardhurave dhe shpenzimeve, cënimi i kufijve ligjorë lidhur me masën e të ardhurave dhe shpenzime përbëjnë, në këndvështrim të Kodit Zgjedhor, kundravajtje të rënda,” shtohet në vendim.

Në dhjetor, KQZ miratoi raportin e verifikimit të shpenzimeve për partitë politike dhe konstatoi se partitë politike kanë nënraportuar shpenzimet e kryera, ndërsa koha e reklamimit e ofruar pa pagesë ose me tarifa më të ulëta se ato zyrtaret është në kundërshtim me ligjin.

Në total, sipas përllogaritjeve të vetë KQZ-së, 8 partitë politike që kanë transmetuar reklama televizive në zgjedhje kanë shpenzuar 641 milionë lekë për reklama politike gjatë zgjedhjeve, ndërkohë që kanë deklaruar vetëm 64.5 milionë lekë, ose pak më shumë se 10 për qind të shpenzimeve.

Sipas KQZ-së në total 8 subjekte politike përllogaritet se nuk kanë deklaruar 576 milionë lekë ose gati 5 milionë euro, të shpenzuara për reklama politike gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Partia Socialiste është subjekti politik me vlerën më të lartë të reklamave të paraportuara, të barabarta me 280 milionë lekë (2.4 milionë euro), e ndjekur nga Partia Demokratik me 224 milionë lekë (1.9 milionë euro)./ BIRN

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI