Flash

Duçka hesht/ Neza: E vërteta e takimeve të mia me Ramën dhe McGonigal

Lapsi.al 25 January 2023
Duçka hesht/ Neza: E vërteta e takimeve të mia me Ramën

Shqiptaro-amerikani Agron Neza, emri i të cilit po lakohet prej 2 ditësh pas arrestimit të ish-kreut të kundërzbulimit të FBI-së së Nju Jorkut Charles McGonigal ka thyer heshtjen. Në dosjen e FBI-së ai cilësohet si “Personi A” që i ka dhënë zyrtarit të lartë amerikan 225 mijë dollarë. Në një reagim për EuroNews, Neza e mohon që këto para të kenë lidhje me qeverinë shqiptare. Sipas tij, bëhet fjalë për çështje personale dhe nuk lidhen me asnjë biznes apo afera.

“Për sa i përket problemit që Sali Berisha po flet, duke shpifur se paratë që i kam dhënë mikut tim Charles McGonigal janë para të kryeministrit Edi Rama apo njerëzve të tij, kjo kategorisht nuk është e vërtetë. Jam i bindur që kryeministri Rama, çështjen e dhënies së parave e ka mësuar nga shtypi në të njëjtën kohë që e ka mësuar dhe Sali Berisha dhe çdokush tjetër. Këtu përfundon çështja në lidhje me paratë që unë i kam dhënë Charles McGonigal” – thotë Neza.

Ai thotë se Ramën nuk e ka “mik”, por “të njohur” dhe pranon se me të është takuar disa herë në prani edhe të ish-zyrtarit të FBI-së.

“Me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama jam prezantuar diku në vjeshtën e vitit 2017 nëpërmjet mikut tim Charles Mcgonigal, ish-drejtor i Zyrës së Kundërspiunazhit të FBI-së për Nju Yorkun, në ndërtesën e Zyrës së kryeministrit, takim që zgjati ndoshta më pak se dy minuta. Pas këtij takimi jam takuar dhe disa herë të tjera dhe në këto takime ka pasur edhe njerëz të tjerë.

Nuk mund të them që kryeministri i Shqipërisë është miku im, e as unë miku i tij përveçse një i njohur. Asnjëherë me KM Rama nuk kam biseduar çështje biznesi dhe as parash, e gjithashtu mund të them të njëjtën gjë dhe për stafin e tij me të cilët mund të njihem, siç njoh dhe kam miq dhe të PD, PR, PSD, PL e të tjera parti në Shqipëri” – thotë Neza.

Në dosjen e drejtësisë amerikane flitet edhe për një “Person B” që është identifikuar si Dorian Duçka. Ish-zv.ministër në kohën e koalicionit PS-LSI dhe më pas një konsulent për kompani të huaja. Edhe ai është kontaktuar nga Euronews, por ka refuzuar të përgjigjet.

Duçka thotë se nuk ka asnjë koment për pyetjet e drejtuara, se: Cila është lidhja e tij me ish-agjentin e FBI-së? Në cilat aktivitete rezulton të jetë apo ketë qenë partner biznesi me ish-oficerin e inteligjencës shqiptare Agron Nezaj dhe se cili ka qenë roli i tij në takimet me kryeministrin Rama dhe ish-zyrtarin e FBI-së, ku sipas akt-padisë ish-këshilltari rezulton se ka qenë i pranishëm?

“Nuk kam koment, mund t’i drejtoheni Departamentit të Drejtësisë Amerikane nëse keni nevojë për më shumë informacion”, - shprehet Duçka. Në dosjen e publikuar, Duçka shoqëron McGonigal në të gjitha udhëtimet e tij në Shqipëri dhe Kosovë duke paguar për to. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI