Flash

Dredhia e Ramës për ish-zyrtarin e FBI: I thashë mik në kuptimin anglez, jo shqiptar

Lapsi.al 25 January 2023
Dredhia e Ramës për ish-zyrtarin e FBI: I thashë mik në

Në vështirësi nga dosja amerikane e McGonigal në të cilën del i përfshirë edhe vetë, Edi Rama ka nisur sot të bëjë dredhi para kamerës teksa tentoi t'i jepte kuptim tjetër fjalës "mik" me të cilën iu drejtua në shtator 2022 ish-zyrtarit të FBI-së.

‘Fjala mik është shumë e madhe, kur kam folur në atë kohë, kam folur në kuptimin e gjuhës angleze, që dmth, friendly, miqësie, jo një mik me të cilin unë kam ndarë jetën me të. E kam takuar në zyrën më të rëndësishme të FBI-së në SHBA, atë të Nju Jorkut, dhe më ka prezantuar edhe të tjerë zyrtarë të FBI-së, ku edhe më kanë dhënë ato gjërat e FBI-së, që në media dolën si pajisje përgjimi’, deklaroi Rama.

Pra, në shtator 2022 shprehej me siguri se McGonigal ishte dhe mbetej miku i tij, ndërsa sot pas arrestimit thotë se ka folur në gjuhën angleze dhe nuk është se e ka ndonjë mik shumë të madh. ©LAPSI.al

 

 

Të këshilluara

11 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit janë kryer 464 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID 19, 11 qytetarë, në Bashkitë: 4 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kavajë,...

18:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI