Flash

Dhunoi dhe kërcënoi me thikë një person, arrestohet 49-vjeçari në Lushnjë

Lapsi.al 25 January 2023
Dhunoi dhe kërcënoi me thikë një person, arrestohet

Një 49-vjeçar i identifikuar si Ilir Elmazi është arrestuar nga policia. Ai dyshohet se ka dhunuar dhe kërcënuar një person. Sipas njoftimit të policisë, 49-vjeçari, akuzohet për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë". Ai dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka goditur me grushte, një shtetas, për dhënien e një shume parash.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. E., 49 vjeç, banues në Lushnjë. Ai u arrestua për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë". Ai pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka goditur me grushte, një shtetas, për dhënien e një shume parash. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI