Flash

Chrissy Teigen zbulon portretin e vajzës së saj

Lapsi.al 25 January 2023
Chrissy Teigen zbulon portretin e vajzës së saj

Chrissy Teigen ka zbuluar së fundmi portretin e vajzës së saj Esti Maxine me bashkëshortin John Legend. Përmes rrjetit social, Instagram, Teigen postoi një pamje nga afër të foshnjes  të strukur pas një batanije gri.

Esti lindi më 13 janar, duke u bashkuar me motrën e madhe Luna Simone dhe vëllain Miles Theodore, 4 vjeç. Chrissy dhe John e prezantuan atë me fansat gjashtë ditë më vonë duke shpërndarë një foto familjare në rrjetet sociale.

"Esti Maxine Stephens. Shtëpia është plot gjallëri dhe familja jonë nuk mund të ishte më e lumtur," shkroi Chrissy. "Babi derdh lot gëzimi natën duke parë Luna dhe Miles,e ty. Ndërsa un sapo mësova se duhen ende pelena me një seksion c!? Jemi të lumtur." Ardhja e vajzës erdhi më shumë se dy vjet pasi Chrissy dhe John humbën djalin e tyre, Jack. Megjithëse modelja shprehu hezitimin e saj për të pasur një fëmijë tjetër pas vdekjees së Jack, ajo zbuloi në shkurt 2022 se i ishte  nënshtruar trajtimeve IVF me shpresën për të mbetur përsëri shtatzënë.

Më vonë njoftoi shtatzëninë e saj. “Vitet e fundit kanë qenë paksa një mjegull emocionesh, por gëzimi ka mbushur sërish shtëpinë dhe zemrat tona”, tha Chrissy në atë kohë. "Unë nuk mendoj se do të largohem ndonjëherë nga një takim me më shumë emocione sesa nerva, por deri më tani, gjithçka është perfekte dhe e bukur. Ndihem shpresëdhënëse dhe mahnitëse."/Lapsi.al

Të këshilluara

Justin Bieber shet katalogun e tij muzikor

Justin Bieber ka shitur katalogun e tij me 291 këngë për një vlerë prej 200 milionë dollarësh të raportuar. Sipas People, ai arriti një marrëveshje me  Hipgn...

14:43

Lista e nominimeve për çmimet Oscar 2023

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit zbuloi të nominuarit për Oscar 2023. Pretendentët kryesorë të këtij viti përfshinin Avatar: The Way of Water, The B...

14:24

Paris Hilton, nënë për herë të parë

Paris Hilton zbuloi se ajo dhe bashkëshorti Carter Reum kishin mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku - një djalë - përmes një surrogate. Përmes rrjetit so...

14:03

Ndahet grupi Panic! at the Disco

Panic! at the Disco po ndahet pas gati 20 vitesh, ndërsa frontmeni Brendon Urie pret ardhjen e fëmijës së tij të parë. Këngëtari zbuloi ndarjen e grupit në një ...

17:00

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI