Flash

Berisha: Pse mafía e Ramës është më e rrezikshmja në botë

Lapsi.al 25 January 2023
Berisha: Pse mafía e Ramës është më e rrezikshmja

Nw mbledhjen e grupit parlamentar tw PD-sw, Sali Berisha ndër të tjera ka akuzuar Edi Ramën, duke thënë se është i përfshirë në mënyrën më të pakontestueshme “në një nga aferat më të zeza të kohërave”, duke iu referuar “çështjes McGonigal”.

Berisha jep arsyet pse, sipas tij, mafia shqiptare është mafia më e rrezikshme e botës së lirë, se tentakulat e kësaj mafie, Neza, Duçka, Rama, janë të aftë të kryejnë çdo lloj operacioni të fëlliqur.

“Mblidhemi sot në një ditë kur Shqipëria është në epiqendër të një stuhie, e cila në memorien historike, nuk ka ekzistuar të paktën në 50 vitet e fundit. Shqipëria, Edi Rama, kreu i ekzekutivit është i përfshirë në mënyrën më të pakontestueshme në një nga aferat më të zeza të kohërave, në një akt që tejkalon çdo normë, çdo standard, çdo ligj, çdo moral, çdo imagjinatë. De fakto, ai ka përdorur si aset të tij, një nga njerëzit më të rëndësishëm të sistemit të sigurisë së SHBA, për definicion të botës së lirë, ish-shefin e kundërinteligjencës të FBI, një nga njerëzit më të besuar të asaj toke dhe atij vendi, Charles McGonigal.

Me qëndrimin e tij të papërgjegjshëm, Edi Rama përpiqet të hiqet duarjashtë. Në një kohë kur aktakuza e botuar nga Ministria e Drejtësisë e SHBA, në 16 faqet e saj, të paktën 15 i kushtohen fund e krye, Edi Ramës. Ish-oficerit të policisë sekrete, bashkëpunëtorit të SHISH, Agron Nezaj. Këshilltarit në hije të Edi Ramës, Dorian Duçkës.". Kështu e nisi fjalën Berisha.

Lexo më tej: Skandali i shpjeguar thjeshtë/ Lidhja e Ramës me agjentin e arrestuar të FBI  

Edi Rama është sjellë në mënyrën më të pabesë, më jomiqësore ndaj partnerit tonë kryesor strategjik. Duke keqshfrytëzuar, duke trajtuar si aset, në mënyrë të fshehtë një njeri që nuk meritonte kurrë atë post që kishte. Charles McGonigal ka dy akuza kryesore. Njëra është kjo, i ngarkuar për të mbikëqyrur Oleg Vladimirovië Deripaskën, një njeri nga më të afërmit e Putinit. Në fakt u shndërrua në aset të tij.

Ajo që është akti më i rëndë, një kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s, përdor mjete të paligjshme për të korruptuar këtë zyrtar.

Çfarë dëshmon për Shqipërinë dhe shqiptarët kjo aferë nga më tronditëset? Kjo dëshmon se mafia shqiptare është mafia më e rrezikshme e botës së lirë. Se tentakulat e kësaj mafie, Neza, Duçka, Rama, janë të aftë të kryejnë çdo lloj operacioni të fëlliqur. Duke shkelmuar interesat jetike të sigurisë të SHBA, por edhe të NATO-s dhe botës së lirë në tërësi.”. Kështu u shpreh Berisha.

Lexo më tej: Fact Check/ Ku manipulon Berisha me dosjen e mikut amerikan të Ramës 

Lexo më tej: Dosja në SHBA, si ndryshoi Rama pas arrestimit të McGonigal 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI