Flash

Arrestimi i McGonigal/ Gjiknuri: S’mund të bësh fajtor Ramën që ka takuar një zyrtar të FBI

Lapsi.al 25 January 2023
Arrestimi i McGonigal/ Gjiknuri: S’mund të bësh fajtor

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka komentuar lajmet e publikuara në mediat ndërkombëtare lidhur me zyrtarin e lartë të FBI të arrestuar nga drejtësia amerikane, Charles McGonigal, dhe takimet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se akuzat janë tymnajë nga opozita e vendit për të sfumuar faktet e reja që kanë dalë për vrasjen e katër protestuesve të 21 janarit.

“Nisur nga faktet dhe çfarë kemi lexuar në atë dokument i cili i thotë të gjitha. Së pari kjo është një tymnajë e ngritur nga opozita për të sfumuar faktet e reja që kanë dalë në lidhje me 21 janarin. Ngrihet një problem tjetër që gjoja ka më shumë rëndësi se vrasja e qytetarëve të pafajshëm. Së dyti mendoj se drejtësia amerikane e ka zbardhur atë çështje.

Zyrtari në fjalë, ka qenë njeri shumë i rëndësishëm. Akuzohet për lidhje të tij me pagesa të një oligarku rus dhe nuk ka lidhje me ngjarjet e Shqipërisë. Takimet që përmenden nuk faktojnë krime të kryera nga autoritetet shqiptare. Përkundrazi ka pasur thyerje etike nga ana e tij për mospërmendjen e takimeve. Sa i takon Nik Muzinës, rasti i tij është nënshtruar drejtësisë amerikane. Askush se ka hedhur poshtë që paratë e marra nga zotëria në fjalë kanë origjinë ruse.

Në vetvete problemi ka të bëjë sesa drejt e ka zbatuar detyrën një zyrtar i lartë amerikan në lidhje me interesat e SHBA. Këtu s’mund të bësh fajtor kryeministrin që ka takuar një zyrtar të lartë të FBI. Çdo zyrtar i lartë do ta takonte. Mos të ngatërrojmë dosjen e provuar të Muzinës, me çështje të tjera. Ky lajm ka rëndësi për Amerikën dhe jo për Shqipërinë”, u shpreh Damian Gjiknuri.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI