Flash

Aksidentuan këmbësoret dhe një 13-vjeçar që lëvizte me biçikletë, hetohen në gjendje të lirë autorët

Lapsi.al 25 January 2023
Aksidentuan këmbësoret dhe një 13-vjeçar që

Një person është arrestuar, ndërsa tre të tjertë po hetohen në gjendje të lirë. Kjo pasi ata kanë aksidentuar këmbësoret dhe një 13-vjeçar që lëvizte me biçikletë. Në pranga u vu 25-vjeçari me inciciale A. S., banues në Kameras të Krujë, pasi në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven” ka aksidentuar me automjet këmbësoren 45-vjeçare me iniciale V. B. Ajo ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Nën hetim u vu 28-vjeçari me iniciale E. Ç., banues në lagjen nr.1 të Durrësit, pasi në rrugën “Dëshmorët”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 13-vjeçar që lëvizte me biçikletë. I mituri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu hetimi në gjendje të lirë nisi edhe për 35-vjeçarin me iniciale E. T., pasi në Shijak ka aksidentuar këmbësoren 45-vjeçare N. D.

Hetimi nisi për një 40-vjeçar me iniciale L. M., banues në lagjen nr. 17 të Durrësit, i cili ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI