Flash

Zbardhet dosja/ Si u përgatit ekzekutimi i Edmond Papës

Lapsi.al 24 January 2023
Zbardhet dosja/ Si u përgatit ekzekutimi i Edmond Papës

“Biznesmeni Edmond Papa u vrα në shenjë hakmarrje për ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt në verën e 2022, me shpȅrthim tritoli të telekomanduar”. Kështu shkruan prokuroria në dokumentet hetimore mbi atentatin e ndodhur në zonën e Kodrës së Diellit, më 16 Dhjetor të vitit të kaluar.

Në dokumentet hetimore, sipas asaj që raporton Tv Klan, Prokuroria thotë se policia kishte arritur të sigurojë informacione se të afërmit e Aleksandër Sadikajt po përgatiteshin për t’u hakmarrë dhe se kishin siguruar të dhëna në rrugë private.

Sipas dokumenteve, ata kishin lënë mënjanë autoritetet dhe të sigurt se vrasja e Sadikajt ishte organizuar në hotelin e Papës në Sarandë, kishin nisur të mblidhnin informacione. Këto të dhëna, sipas Prokurorisë, mbështesin hetimin e kryer, ku autorët e dyshuar, Albano Velo dhe Andrew Bode kishin ndjekur prej ditësh Edmond Papën me makina nëpër Tiranë dhe Sarandë, deri në 16 Dhjetor, kur është kryer vrasja.

Por deri tani prokuroria nuk ka mundur të provojë se nga kush e kanë marrë porosinë Velo dhe Bode, apo nëse ata kanë vepruar me vullnetin e tyre, për shkak të miqësisë që kishin me Aleksandër Sadikajn. Prokuroria thotë se miqësia e dy të hetuarve, por edhe disa persona të tjerë me Aleksandër Sadikajn, konfirmohet edhe në fotot e tyre në rrjetet sociale.

Vetë Velo ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen, ndërsa Bode vijon të jetë në kërkim si personi që ka qëlluar ndaj biznesmenit me 9 plumba. Në dosjen e prokurorisë për vrasjen e Sadikajt thuhet gjithashtu se babai i tij kishte identifikuar Edmond Papën si të dyshuarin kryesor për atentatin me tritol pranë rreth-rrotullimit të TEG-ut.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI