Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Polonia kërkon zyrtarisht leje nga Gjermania për dërgimin e tankeve në Ukrainë

Lapsi.al 24 January 2023
Polonia kërkon zyrtarisht leje nga Gjermania për dërgimin e

Polonia ka kërkuar zyrtarisht leje nga Gjermania për të transferuar tanket e saj Leopard 2 në Ukrainë, tha më 24 janar ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak. Berlini ka marrë kërkesën e Varshavës, tha Blaszczak në një postim në Twitter.

“Gjermania tashmë ka marrë kërkesën tonë që të lejojë transferimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë. I bëj thirrje edhe palës gjermane që t’i bashkohet koalicionit të vendeve që mbështesin Ukrainën me tanke Leopard 2. Kjo është kauza jonë e përbashkët, sepse ka të bëjë me sigurinë e të gjithë Evropës”, shkroi Blaszczak.

Ukraina ka kërkuar që tanket perëndimore ta ndihmojnë atë të zmbrapset kundër pushtimit rus.

Më herët gjatë ditës, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg është shprehur i bindur se Aleanca do të gjejë një zgjidhje të shpejtë për dërgimin e tankeve luftarake në Ukrainë. “Në këtë moment kyç të luftës, ne duhet të ofrojmë sisteme më të rënda dhe më të avancuara në Ukrainë, dhe ne duhet ta bëjmë një gjë të tillë më shpejt”, u tha Stoltenberg gazetarëve, duke qëndruar përkrah ministrit gjerman të Mbrojtjes Boris Pistorius, më 24 janar.

 

 

Pistorius tha se nuk ka përçarje midis aleatëve për dërgimin e tankeve të rënda luftarake në Ukrainë, por tha se kancelari Olaf Scholz po përpiqej të krijonte konsensus për këtë çështje. Pistorius shtoi se NATO nuk duhet të bëhet palë në luftën në Ukrainë. Ai gjithashtu tha se Gjermania nuk po pengon vendet e tjera të trajnojnë trupat ukrainase për të përdorur tanket Leopard.

Presioni është rritur mbi qeverinë e kancelarit gjerman Olaf Scholz për të dërguar tanket Leopard në Ukrainë dhe për të lejuar vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Sipas rregullave të prokurimit ushtarak, Gjermania duhet të autorizojë çdo rieksportim të këtyre tankeve.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI