Flash

Ndahet grupi Panic! at the Disco

Lapsi.al 24 January 2023
Ndahet grupi Panic! at the Disco

Panic! at the Disco po ndahet pas gati 20 vitesh, ndërsa frontmeni Brendon Urie pret ardhjen e fëmijës së tij të parë. Këngëtari zbuloi ndarjen e grupit në një deklaratë në Instagram  duke konfirmuar lajmin e shtatzënisë së gruas së tij Sarah.

"Ka qenë një udhëtim i paparë", shkroi Brendon. "Por ndonjëherë një udhëtim duhet të përfundojë që të fillojë një i ri. Thënë kjo, unë do ta çoj në fund këtë kapitull të jetës sime dhe do të vendos fokusin dhe energjinë time te familja ime, dhe  Panic! at the Disco nuk do të jetë më,” vazhdoi ai. Brendon përfundoi duke falënderuar fansat, duke shkruar: "Pavarësisht nëse keni qenë këtu që nga fillimi ose sapo po na gjeni, ka qenë një kënaqësi."

Muzikanti dhe anëtarët formuan grupin në shkollën e mesme, duke publikuar "A Fever You Can't Sweat Out" në 2005. Ndërsa Panic! at the Disco vazhdoi të publikonte katër albume të tjera Wilson u largua nga grupi në 2006, i ndjekur nga Ross në 2009 dhe Smith në 2015. Si anëtari i vetëm i mbetur, Urie aktualisht është duke përfunduar një turne me 40 data. Inominuaripër Grammy filloi të takohej me Sarah në vitin 2009. Ata u martuan në prill 2013./Lapsi.al

Të këshilluara

Alec Baldwin rikthehet në xhirimet e 'Rust'

Pavarësisht se po përballet me akuza Alec Baldwin është ende i vendosur të luajë në Rust. Melina Spadone, avokatja e Rust Movie Productions, tha në një dekla...

16:51

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI