Flash

Meghan Markle, e shqetësuar për librin e Princ Harry

Lapsi.al 24 January 2023
Meghan Markle, e shqetësuar për librin e Princ Harry

Meghan Markle thuhet se kishte shprehur më parë shqetësimet se libri i Princ Harry, "Spare" mund të shkaktonte probleme.

Ish-aktorja,  kishte  pyetur veten nëse ishte “lëvizja e duhur”, thanë së fundmi burime për The Telegraph. Markle  ishte pak hezituese për publikimin  raportoi gazeta britanike, megjithatë, ajo dyshohet se nuk donte të përfshihej shumë sepse do të ishte akuzuar për "përpjekje për të vjedhur vëmendjen".

Insajderi shtoi se sapo Harry vazhdoi me projektin e tij, Markle e mbështeti plotësisht. “A është kjo mënyra se si ajo do t'i kishte trajtuar gjërat? Ndoshta jo. Por ajo gjithmonë do ta mbështesë atë dhe kurrë nuk do të ishte përfshirë në promovimin e një projekti të tillë personal”, tha burimi për Telegrafin.“Kjo kishte të bënte me jetën e tij, udhëtimin dhe perspektivën e tij”. Babai i dy fëmijëve ndau një mori detajesh intime dhe private për jetën  e tij si mbretëror në kujtimet  prej 410 faqesh, të cilat u publikuan më 10 janar.

Ai madje po planifikon të lëshojë një libër të dytë, i cili mund të jetë i mbushur me sekrete për babain e tij  Mbretin Charles dhe vëllain e madh Princin William. "Drafti i parë ishte i ndryshëm," i tha Harry Bryony Gordon të Telegraph më 13 janar. "Ishte 800 faqe dhe tani ka zbritur në 400 faqe. Mund të ishin dy libra, e thënë kështu. Dhe pjesa e vështirë ishte nxjerrja e gjërave jashtë. Ka disa gjëra që kanë ndodhur, veçanërisht mes meje dhe vëllait tim. Por deri diku edhe mes meje dhe babait tim, që unë thjesht nuk dua që bota t'i dijë,” shpjegoi Duka i Sussex. "Sepse nuk mendoj se do të më falnin ndonjëherë."/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Alec Baldwin rikthehet në xhirimet e 'Rust'

Pavarësisht se po përballet me akuza Alec Baldwin është ende i vendosur të luajë në Rust. Melina Spadone, avokatja e Rust Movie Productions, tha në një dekla...

16:51

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI