Flash

Ishte paguar nga 'këshilltari' i Ramës, çfarë thoshte kryeministri për zyrtarin e FBI (VIDEO)

Lapsi.al 24 January 2023
Ishte paguar nga 'këshilltari' i Ramës, çfarë

Ndërsa një skandal i raportuar në masivisht nga mediat amerikane ka ngritur dyshime të forta se Edi Rama ka paguar para të padeklaruara në favor të një ish zyrtari të lartë të FBI-së, për ta përdorur atë në favor të luftës së brendëshme politike në Shqipëri, shikoni se çfarë thoshte Rama në shtator për Charles McGonagal.

Në shtator Rama i përgjigjej një komentuesi në Facebook që i thoshte atij se duhet t'i linte rusët e Lulit (Lulzim Bashës), po të shihte rusët e tij. Komentuesi e sfidonte Ramën nëse do të thoshte ndonjë fjalë për Charles McGonagal, që po hetohej për lidhje me rusët. Ditën e djeshme McGonagal u arrestua pikërisht për lidhje me rusët, më saktë oligarkun Oleg Deripaska.

Por jo vetëm kaq. Ai po hetohet edhe për 225 mijë dollarë të marrë nga një këshilltar "joformal" i Edi Ramës.

Lexo më tej: Skandali i shpjeguar thjeshtë/ Lidhja e Ramës me agjentin e arrestuar të FBI  

Rama, siç mund ta shihni në videon më poshtë shprehej se e kishte "mik" ish-zyrtarin e lartë të FBI-së. "Kjo nuk diskutohet" - thotë Rama. Ai shtoi: "Lëreni drejtësinë në SHBA të flasë. Nuk bëhet drejtësia në këtë farë feje, se është e tmerrshme." 

Rama tha se ky person nuk ka asnjë lidhje me qeverinë shqiptare dhe se është e tmerrshme mënyra si trajtohet rasti i tij në vendin tonë.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI