Flash

FOTO/ Ish-zyrtari i FBI-së i arrestuar mori medalje në Tiranë

Lapsi.al 24 January 2023
FOTO/ Ish-zyrtari i FBI-së i arrestuar mori medalje në Tiranë

Kanë dale detaje të reja nga vizitat e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal i arrestuar të hënën i akuzuar për bashkëpunim me një oligark rus dhe pastrim parash. Ai e kishte vizituar disa herë Tiranën dhe në dosjen e prokurorisë flitet edhe për takime me kryeministrin Edi Rama si dhe për takime me një ish-punonjës të shërbimit inteligjent shqiptar, takime që ai nuk i ka raportuar tek shefat e tij.

Nga ajo që është zbuluar në rrjet shihet se në një nga vizitat ai është nderuar edhe me medaljen “Mirënjohja e Tropojës”. Lajmin e ka publikuar në vitin 2021 kryetari i bashkisë, Rexh Byberi. Sipas tij, motivacioni pas një nderimi të tillë ka qenë fakti që McGonigal ka dëshmuar një dashuri të përhershme për kombin shqiptar. Në ceremoni kanë qenë edhe Damian Gjiknuri dhe Ardian Çela.

“Sot në Tiranë isha i privilegjuar veçanërisht t’i dorëzoj medaljen e akorduar “Mirënjohja e Tropojës” z. Charles McGonigal, një ish-personalitet i rëndësishëm me gradën SAC i Agjencisë më të fuqishme investigative në glob FBI.

Z.McGonigal ka dëshmuar dashuri të përhershme për Vendlindjen dhe Kombin tonë. Në këtë ceremoni shumë miqësore dhe të përzemërt morën pjesë përveç stafit tim dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë zotërinjtë Damian Gjiknuri dhe Ardian Çela. Zoti McGonigal shoqërohej si gjithmonë nga miku i tij bashkëqytetari ynë i nderuar shqiptaro-amerikan Agron Nezaj” – shkruan kryebashkiaku i Tropojës.

Agron Nezaj sipas ish-kryeministrit Berisha është pikërisht “Personi A” që i ka dhënë 225 mijë dollarë, ish-zyrtarit të FBI-së në një parkim makinash. Ai akuzohet se këto para nuk i ka deklaruar duke i mbajtur të fshehta dhe arsyet e marrjes së tyre. ©LAPSI.al

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI