Flash

Detaji nga dosja hetimore/ Rama mori një pajisje të FBI-së nga Charles McGonigal

Lapsi.al 24 January 2023
Detaji nga dosja hetimore/ Rama mori një pajisje të FBI-së nga

Tjetër detaj shokues del nga dosja hetimore për Charles McGonigal, që implikon këtë të fundit dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas dosjes hetimore në SHBA që Lapsi.al ka lexuar, McGonigal, ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së, i ka dhënë Edi Ramës një pajisje të FBI-së gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë më 9 shtator të vitit 2017.

Bëhet fjalë për pikën 21 të dosjes, që po e sjellim të përkthyer më poshtë:

"Më 9 shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal është takuar me personin B dhe kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të personit A, i pandehuri McGonigal i kërkoi Kryeministrit të Shqipërisë që të ishte i kujdesshëm për dhënien e licencave për shpimin e vendburimeve të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse të frontit. Personi A dhe personi B kishin të dy interes financiar në vendimet e Qeverisë së Shqipërisë për dhënien e licencave të shpimit të fushës së naftës. I pandehuri McGonigal i ka dhënë Kryeministrit të Shqipërisë pajisje të FBI-së në prani të personit B." - thuhet në dosje.

Charles Mcgonigal u arrestua dje për pastrim parash të një oligarku rus dhe një shume prej 225 mijë dollarësh pagesave të marra nga një këshilltar i cilësuar si "joformal" i kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Një skandal i raportuar në mënyrë masive nga mediat më të mëdha amerikane ka ngritur dyshime të forta se Edi Rama ka paguar para të padeklaruara në favor të një ish zyrtari të lartë të FBI-së, për ta përdorur atë në favor të luftës së brendëshme politike në Shqipëri. Lapsi.al shpjegon me detaje lidhjen okulte të Ramës me Charles McGonigal në këtë Artikull. 

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI