Flash

Analiza në DW/ A rrezikon Erdogan në zgjedhjet e 14 majit

Lapsi.al 24 January 2023
Analiza në DW/ A rrezikon Erdogan në zgjedhjet e 14 majit

"Unë do të përdor autoritetin tim (...) për të caktuar datën e zgjedhjeve me 14 maj 2023", bëri të ditur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Por Erdogan tha se këto "nuk janë zgjedhje të parakohshme". Presidenti Erdogan është edhe lideri i partisë qeverisëse konservatore islamike AKP. Për të mos prishur datat e provimeve në shkolla, ai tha se ra dakord për këtë datë të zgjedhjeve me partnerin e vogël ultra-nacionalist të koalicionit MHP. Zgjedhjet në Turqi duhert të mbaheshoin me 18 qershor të këtij viti.

Zgjedhjet shihen si një sprovë e madhe për Erdoganin, i cili është në pushtet për 20 vjet. Ai u zgjodh kryeministër në vitin 2003, ndërsa president i shtetit është prej vitit 2014. Sipas sondazheve, rizgjedhja e tij nuk është e sigurt. 68-vjeçari aktualisht është nën presion të jashtëzakonshëm politik të brendshëm, veçanërisht për shkak të krizës ekonomike dhe normës jashtëzakonisht të lartë të inflacionit në vend.

Opozita, e cila ka formuar pothuajse e tëra një aleancë të përbashkët elektorale, shpreson se do të arrijë ta fitojë pushtetin dhe ta largojë Erdoganin pas 20 vitesh qeverisjeje. Ajo bëri të ditur se do të shpallë kandidatin e saj të përbashkët për president në shkurt.

Kryetari i Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu (52) nga partia social-demokrate CHP, partia më e madhe opozitare, konsiderohet një kandidat i mundshëm për zgjedhjet presidenciale. Në dhjetor, megjithatë, Imamoglu u dënua me më shumë se dy vjet burg dhe iu ndalua të merret me politikë. Por aktgjykimi nuk është ende ligjërisht i plotfuqishëm. Një numër i konsideruar vëzhguesish politikë supozojnë se kreu i CHP, Kemal Kilicdaroglu do të mbështesë opozitën në garën politike kundër Erdoganit. /DW

Të këshilluara

Qyteti kinez regjistron temperaturën -53C

Qyteti më verior i Kinës, Mohe ka regjistruar temperaturën më të ulët të tij që nga fillimi i regjistrimit. Mohe, i njohur si "poli i Veriut i Kinës" është në p...

00:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI