Flash

A mund të hetohet edhe Rama nga FBI/ Gazetarja e VOA jep detaje nga dosja

Lapsi.al 24 January 2023
A mund të hetohet edhe Rama nga FBI/ Gazetarja e VOA jep detaje nga dosja

Pas plasjes së skandalit të pagimit të një agjenti të FBI-së nga një shqiptar me lidhje me kryeministrin Rama, pyetja që shtrohet nëse edhe ky i fundit mund të jetë pjesë e hetimit. Gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Keida Kostreci thotë se implikimi i Shqipërisë dhe kryeministrit shqiptar në aktakuzën e Departamentit të Drejtësisë ndaj Charles McGonigal është pasqyruar gjerësisht në mediat amerikane.

Kostreci u shpreh se nuk është e qartë nëse edhe kryeministri Edi Rama po hetohet lidhur me këtë çështje, por sipas saj në aktakuzë del qartë implikimi i kreut të qeverisë shqiptare.

“S’e di nëse ka gjasa që të hetohet edhe Rama, por nga aktakuza është i qartë takimi me kryeministrin e Shqipërisë. Takimet me të përmenden me detaje. Vetë Rama e ka pranuar që ka pasur kontakte miqësore me ish-agjentin e FBI, por në SHBA veprimet e tij nuk shihen normale duke i cilësuar shkelje të ligjit të FBI. Ish-agjenti ka kërkuar para nga personi që ka lehtësuar kontaktin me kryeministrin Rama dhe kjo është një shkelje”, - tha Kostreci në emisionin Now në Euronews Albania.

Sipas saj, aktakuza ndaj ish-zyrtarit të FBI është bërë nga këndvështrimi i departamentit të drejtësisë për shkeljet që ka bërë agjenti i FBI duke përzierë, gjatë kohës kur ishte ende në detyrë, publiken me privaten. Kostreci shpjegoi se nga zbërthimi që i është bërë aktakuzës, lidhja e parë e ish-zyrtarit me Shqipërinë është shtetasi shqiptaro-amerikan Agron Neza. Sipas Kostrecit rezulton se që nga vizita e parë në vitin 2007-2008, ish-zyrtari ka ardhur disa herë në Shqipëri ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.

“Këto vizita në Shqipëri ish-zyrtari i FBI s’i ka raportuar, që konsiderohet mashtrime dhe fakti që edhe në Shqipëri edhe në Kosovë ai ka dhënë suvenire të FBI është cilësuar përzieje e publikes dhe privates. Ka shkelur rregullat e FBI. Po të shtosh edhe pagesat që ka marrë nga Neza, ai ka shfrytëzuar postin publik për çështje private që është në shkelje të ligjit të FBI”, - tha Kostreci. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI