Flash

Zbulohen detaje rreth romancës së Emma Roberts me aktorin

Lapsi.al 23 January 2023
Zbulohen detaje rreth romancës së Emma Roberts me aktorin

Së fundmi janë zbuluar detaje nga romanca e Emma Roberts me aktorin Cody John. Një burim i tha ET se aktorja "është në një vend të mrekullueshëm me Cody dhe ata po e shijojnë vërtet marrëdhënien e tyre", duke shtuar se "gjërat janë serioze" mes çiftit.

Roberts dhe John u lidhën për herë të parë në gusht, kur ai ndau një foto të tij me aktoren e Scream Queens. "Ajo ka qenë shumë e kënaqur me Cody. Po shijojnë marrëdhënien dhe kohën e tyre së bashku," tha një tjetër burim në tetor. “Miqtë dhe familja e tyre janë të lumtur për të dy dhe mendojnë se janë një çift i mrekullueshëm”.

Marrëdhënia e Emma me John vjen pas ndarjes së aktores në janar 2022 nga Garrett Hedlund. Dyshja, të cilët ishin në lidhje për tre vjet, kanë një djalë 2-vjeçar, Rhodes. Ish-çifti filloi lidhjen në mars 2019 dhe njoftoi se ata ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë pak më shumë se një vit më vonë. Që nga ndarja e tyre, dyshja kanë mbajtur një marrëdhënie miqësore ndërsa janë bashkë prindër të Rhodes. “Prioriteti i tyre kryesor është  djali. Ata duan që ai të ndihet i dashur nga të dy”, zbuloi burimi. /Lapsi.al

Të këshilluara

Miley Cyrus thyen rekord në 'Spotify'

Projekti i ri i Miley Cyrus "Flowers" është bërë kënga më e transmetuar në një javë të vetme në historinë e Spotify. Kompania i bëri homazhe Cyrus, duke postuar...

14:45

Britney Spears ndryshon emrin e saj

Britney Spears ka zbuluar së fundmi se ka ndryshuar emrin e saj. Përmes rrjetit social,Instagram, ajo zbuloi se ka vendosur të quhet River Red. Fansat nxituan n...

12:01

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI