Flash

Vuçiç zbulon ultimatumin me 3 pika që i ka vënë BE dhe SHBA për Kosovën

Lapsi.al 23 January 2023
Vuçiç zbulon ultimatumin me 3 pika që i ka vënë BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbajti një fjalë të gjatë mbrëmjen e së hënës për çështjen e Kosovës. Ai tha se nuk është e lehtë të gjendet diçka në planin franko-gjerman për Kosovën që do të entuziazmonte përfaqësuesit e Serbisë. Ai tha se ky plan “de facto” është një kornizë e re negociuese. Nëse Beogradi refuzon planin do të përballej me sanksione të vështira të cilat Vuçiç i përmblodhi me pak fjalë.

“Erdhën tek unë përfaqësues të Gjermanisë, Francës, Italisë, BE-së dhe Departamentit të Shtetit. Në fjalinë e dytë mu tha: “Duhet ta pranoni këtë plan dhe nëse nuk e pranoni, do të përballeni me ndërprerjen e procesit të integrimit në BE. Së dyti, do të përballeni me ndalimin dhe tërheqjen e investimeve. Së treti, do të përballeni me të gjitha masat në kuptimin ekonomik dhe politik që do të dëmtojnë Republikën e Serbisë. Ata e përsëritën këtë tre herë dhe çdo herë unë reagova shumë ashpër” – tha Vuçiç.

“Që ta kuptojnë njerëzit, nuk ka përparim për ne në Evropë nëse nuk bashkëpunojmë për këtë çështje. Të gjithë e kemi parë versionin e parë të të ashtuquajturit plani franko-gjerman i cili nuk ndryshon shumë nga versioni i dytë. Por nuk është vetëm kaq, është më shumë se kaq. Por unë kam frikë se askush nuk ka dashur të flasë për kontekstin dhe me çfarë po ballafaqohet Serbia në të vërtetë”, - tha presidenti serb.

“Nuk mund ta pengojmë anëtarësimin e tyre në organizata ndërkombëtare si Këshillin e Evropës, as nuk mund ta pengojmë anëtarësimin e tyre në NATO, megjithatë kam thënë se nëse presin duartrokitjen tonë, diçka të tillë nuk do të marrin, por nuk mundemi ta parandalojmë atë”, ka deklaruar Vuçiç. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI