Flash

Skena si nëpër filma, 4 "skifterë" shqiptarë përleshen me pronarin në Itali

Lapsi.al 23 January 2023
Skena si nëpër filma, 4 "skifterë" shqiptarë

Teksa magazina e shtëpisë së tij ishte duke u grabitur nga një grup prej 4 shqiptarësh, një 33-vjeçar italian ndodhej në shoqërinë e disa miqve në një bar, ku dhe mori në celular njoftimin se po grabitej.

Në këtë moment 33-vjeçari njoftoi autoritetet, ndërsa u nis drejt banesës së bashku me dy miqtë e tij për tu përballur me hajdutët. Me të arritur pranë banesës tre italianët vunë re dy persona brenda një makine “Audi Rs5 Coupe”, dhe dy të tjerë brenda magazinës që po vidhej.

Në momentin që kuptuan se janë zbuluar dy hajdutët brenda magazinës nxituan drejt automjetit të tyre, ku teksa largoheshin plagosën njërin prej miqve të 33-vjeçarit, i cili nuk u dorëzua dhe nisi ndjekjen me mjetin e tij Ford Fiesta.

Ndjekja me shpejtësi të lartë përfundoi pranë një kryqëzimi kur hajdutët përplasën mjetin e tyre me atë të italianit 33-vjeçar, ku më pas tre prej tyre u larguan dhe mbeti pas një 43-vjeçar shqiptar.

Mjeti "Audi" rezultoi se kishte qenë gjithashtu i vjedhur, ndërsa brenda makinës u gjetën sendet e vjedhura në magazinën e italianit, ku mes tyre ishin elektroshtëpiake të vogla dhe disa bizhuteri e ora.

Sakaq, i arrestuari i vetëm mbetet 43-vjeçari që nuk mundi të largohet nga skena e përplasjes, ndërsa vijojnë hetimet për arrestimin e gjithë grupit

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, dy të plagosur

Një aksident i frikshëm kandodhur në lagjen Gurra të Lezhës. 3 automjete janë perplasur me njëra tjetrën u njëra prej tyre është përmbysur. Sipas të dhënave par...

19:52

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI