Flash

Si u 'gjobit' me 150 mijë euro biznesmeni Pëllumb Salillari nga ‘Edi’

Lapsi.al 23 January 2023
Si u 'gjobit' me 150 mijë euro biznesmeni Pëllumb Salillari

Mbrëmjen e 5 janarit 2023 rreth orës 22:30 të mbrëmjes në aplikacionin signal në telefonin e biznesmenit Pëllumb Salillari, pronar i kompanisë ndërtuese salillari SHPK mbërriti një mesazh nga një kontakt me emrin ‘Edi’.

Sikurse rezulton nga dosja hetimore, Salillari i është pergjigjur pas disa minutash me fjalët ‘mire shef si jeni?’, duke treguar se e ka njohur dërguesin e atij mesazhi. Nga ana tjetër i shkruajnë ‘doja me të thënë dicka, por po i them dikujt tjetër’.

Sipas dosjes hetimore që e ka bërë publike News 24, në këtë moment këtu Pëllumb Salillari kupton se ishte ndonjë lojë dhe po e mashtronin. Për këtë arsye, vendosi të njoftonte policinë dhe të rrëfente gjithçka po i ndodhte. Nga hetimi rezultoi se shtetasit Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç, të cilët ndodhen aktualisht nën masën e arrestit me burg, kishin mundur të ndërhynin në rrjetin Signal dhe të bënin të mundur që t’i shkruanin biznesmenit të njohur, mesazhe që atij i shfaqeshin me dërgues kontaktin me emrin ‘Edi’.

Në fakt bëhej fjalë për një numër anglez që personat e përdornin për të zhvatur para nga biznesmenë të ndryshëm. Policia i kërkoi Sallillarit të vijonte bisedën dhe të linte takim me personat që i shkruanin.

Salillari i shkruan më tej tekstshkruesit: Më thuaj të lutem pa problem.

Personi i shkruan: Ia jep dot robit 150 000 euro dhe rregullohemi.

Për të bërë të mundur arrestimin e mashtruesve Salillari udhëzohet të lërë takim me ta. Me vendim të prokurorisë, u tërhoq nga llogaria e Ministrisë së Brendshme shuma prej 150 000 eurosh, brenda së cilës u vendos GPS, për ta gjurmuar.

Në momentin e takimit, sikurse ishte lënë mes palëve, mbërrin një person në banesën e Salillarit dhe merr lekët. Në momentin kur të dyshuarit po largoheshin policia ndërhyri dhe bëri arrestimin.

Më pas gjatë kontrolleve në banesat e tyre u gjetën shuma të konsiderueshme parash mbi 120 000 euro të dyshuarit nuk i justifikojnë dot dhe ka dyshime se këtë aktivitet kriminal e kanë kryer edhe ne raste të tjera.

Të këshilluara

Rokadë në kupolën e policisë së shtetit

Pas ndryshimeve të drejtorëve, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur sot ndryshimin e shefave në disa prej komisariateve të vendit. Në Tiranë është ndryshuar shefi i ...

14:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI