Flash

Shkodra nën ujë, Meta: Çdo ditë me “Rilindjen” në pushtet është përmbytje për qytetarët!

Lapsi.al 23 January 2023
Shkodra nën ujë, Meta: Çdo ditë me “Rilindjen”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se përmbytja e Shkodrës është një dramë që përsëritet disa herë brenda pak muajsh, që sipas tij ndodh për shkak të qeverisjes së korruptuar deri në palcë.

Përmes një reagimi në Facebook, Meta thotë se, në Shkodër mbi 1400 hektarë tokë janë nën ujë, si pasojë e keqadministrimit të sektorit energjetik në Shqipëri.

Meta shton se KESH dështoi me qëllim në aftësinë rezervuese në Fierzë dhe tani shkarkon prurjet, duke përmbytur qytetin.

Për ish-presidentin, çdo ditë me “Rilindjen” në pushtet është përmbytje për qytetarët në çdo drejtim.

Reagimi i Metës:

Përmbytjet e Shkodrës, një dramë që përsëritet disa herë brenda pak muajsh për shkak të qeverisjes së korruptuar deri në palcë.

Gjendja e renduar në Shkodër ku mbi 1400 ha janë përmbytur është rënduar si pasojë e keqadministrimit të sektorit energjetik në Shqipëri.

KESH dështoi me qëllim në aftësinë rezervuese në Fierzë dhe tani shkarkon prurjet.

Kuota maksimale për këtë periudhë lejonte përpunimin e të gjitha prurjeve pa shkarkime.

KESH mund të dilte në shitje ditë më parë dhe jo në datë 16 Janar dhe kështu do të evitoheshin përmbytjet, shkarkimi pa prodhim dhe humbjet financiare.

Fondet e dhëna nga Qeveria për kullimin janë skandaloze dhe nuk përballojnë situatën.

Problematika me të cilën po përballen qytetarët e Shkodrës është hapja në mënyrë të pakontrolluar e portave të kaskadës së Drinit, pasi sasia shumë e lartë e ujit të shkarkuar është e papërballueshme për sistemin e kanalizimeve.

Çdo ditë me “Rilindjen” në pushtet është përmbytje për qytetarët në çdo drejtim!

#NdryshimMeCdoCmim

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI