Flash

Rrëmbyen dhe dhunuan një shtetas, gjykata e Sarandës lë në burg 4 autorët

Lapsi.al 23 January 2023
Rrëmbyen dhe dhunuan një shtetas, gjykata e Sarandës lë

Gjykata e Sarandës ka lënë në arrest me burg pa afat 4 të arrestuarit Pjetër, Astrit, Aleksander dhe Anton Ndoj.

Prokurori i çështjes Ilir Hoxha ka paraqitur përpara gjykatës provat ndaj të arrestuarve dhe ka kërkuar masën “burg pa afat”, e cila është pranuar nga gjyqtari Alban Meçani.

Të arrestuarit nuk kanë patur pretendime dhe nuk kanë kundërshtuar kërkesën e prokurorit për masën e arrestit në burg. Të 4 të arrestuarit do të tranferohen drejt burgut të Bënçës pas mbylljes së paraburgimit në Sarandë.

Astrit Ndoj i përplasi makinën Gentian Omerit që ta nxirrte nga rruga dhe ta merrte peng ndërsa shoqërohej nga Pjetër Ndoj, Aleksandër Ndoj, Anton Ndoj dhe Alfred Ndoj.

Mjeti i Omerit përfundoi në kanal ndërsa 5 të afërmit e nxorën me forcë dhe e futën me dhunë në bagazhin e makinës duke e dhunuar për ngacmimin ndaj gruas së martuar dhe e lanë pa ndjenja në rrugë me dhëmbë dhe gishtërinj të thyer.

Shkak i këtij akti dyshohet të jetë bërë ngacmimi i një gruaje të fisit Ndoi nga Gentian Omeri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI