Flash

Protesta kundër qeverisë, ministrat e BE-së vendosin sanksione të reja ndaj Iranit

Lapsi.al 23 January 2023
Protesta kundër qeverisë, ministrat e BE-së vendosin sanksione

Ministrat e Bashkimit Evropian ranë dakord për një paketë të re sanksionesh kundër Iranit, tha presidenca suedeze e BE-së më 23 janar.

“Ministrat miratuan një paketë të re sanksionesh kundër Iranit, që shënjestrojnë ata që nxisin represionin. BE-ja dënon fuqishëm përdorimin brutal dhe joproporcional të forcës nga autoritetet iraniane kundër protestuesve paqësorë”, tha presidenca suedeze në një postim në Twitter, pa dhënë detaje të tjera.

Burimet i thanë agjencisë së lajmeve Reuters javën e kaluar se ministrat e Jashtëm të BE-së do të shtojnë 37 individë në listën e sanksioneve të BE-së kundër Iranit më 23 janar.

Të paktën 522 persona janë vrarë përgjatë katër muajve të protestave kundër Qeverisë së Iranit, sipas raportimeve të organizatës HRANA me bazë në Shtetet e Bashkuara. Gati 20.000 persona janë arrestuar, prej tyre 110 kanë akuza që mund të rezultojnë me dënime me vdekje.

Sipas të dhënave, katër protestues tashmë janë ekzekutuar. Protestat janë mbajtur në më shumë se 160 qytete prej nisjes së tyre në shtator të vitit të kaluar.

Protestat janë nxitur nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, kurdo-iraniane, sa ka qenë në mbajtje policore, me arsyetimin e nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

/REL

Të këshilluara

Ushtria ruse sulmon nga ajri Bahmutin

Ushtria ukrainase tha se forcat ruse gjithnjë e më shumë po përdorin sulmet ajrore, ndërsa po vazhdojnë avancimin e tyre në qytetin strategjik të Bahmutit. Ky q...

12:01

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI