Flash

Ministrat e BE-së mblidhen për Malin e Zi: Plotësoni Gjykatën Kushtetuese

Lapsi.al 23 January 2023
Ministrat e BE-së mblidhen për Malin e Zi: Plotësoni

Mali i Zi është kthyer në shqetësimin kryesor të momentit për Bashkimin Europian. Kriza e krijuar në vend është një prej temave kryesore të diskutimit në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel. Podgoricës i është bërë thirrje që situatën aktuale politike ta kapërcejë vetëm me mjete kushtetuese. Kjo në mënyrë që shteti kandidat të mund të vazhdojë rrugëtimin në procesin e integrimeve europiane.  Për gjendjen, pritet të raportojnë ministrja e Jashtme e Sllovenisë Tanja Fajon dhe ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg. Ata e vizituan vetë Malin e Zi në emër të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Zyrtarët e BE-së thonë se liderëve malazezë u është dërguar mesazhi se ngërçi mund të zgjidhet vetëm me mjete ligjore. Ata kanë kërkuar edhe zgjedhjen e dy gjykatësve, në mënyrë që të funksionalizohet Gjykata Kushtetuese. Kjo ka qenë parakusht për zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta e të lira.

Mali i Zi është konsideruar vendi lideri nga rajoni i Ballkanit Perëndimor në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE. Por, problemet e brendshme politike kanë ndikuar që procesi të ngadalësohet. Madje, disa burime diplomatike në Bruksel pohuan se i gjithë procesi mund të ndalojë nëse nuk sigurohet sundimi i ligjit dhe vënia në funksion e Gjykatës Kushtetuese.

Të këshilluara

Ushtria ruse sulmon nga ajri Bahmutin

Ushtria ukrainase tha se forcat ruse gjithnjë e më shumë po përdorin sulmet ajrore, ndërsa po vazhdojnë avancimin e tyre në qytetin strategjik të Bahmutit. Ky q...

12:01

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI