Flash

Miley Cyrus thyen rekord në 'Spotify'

Lapsi.al 23 January 2023
Miley Cyrus thyen rekord në 'Spotify'

Projekti i ri i Miley Cyrus "Flowers" është bërë kënga më e transmetuar në një javë të vetme në historinë e Spotify. Kompania i bëri homazhe Cyrus, duke postuar momentin historik në Twitter dhe duke vënë në dukje se "ajo mund të blejë lulet e saj".

“Faleminderit shumë @Spotify dhe fansat e mi të mrekullueshëm”, iu përgjigj ajo postimit në llogarinë e saj në Twitter. Sipas 'Variety', mbajtësi i mëparshëm i rekordit është "Butter" i BTS me 99.37 milionë transmetime  në shtatë ditët e para.

Miley publikoi këngën dhe videon e re më 12 janar. Menjëherë fansat nisën të spekulojnë se kënga e re përmban disa referenca për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin Liam Hemsworth, sepse disa nga tekstet dukej se tregonin për disa ngjarje gjatë kohës që ishin së bashku.

Dyshja u takuan në vitin 2009 gjatë xhirimeve të 'Last Song' , adaptimi filmik i romanit të njohur të Nicholas Sparks. Ata u fejuan në 2012 por vendosën t'i jepnin fund  në shtator 2013.

Pas disa vitesh ndarje, cifti u rikthyen bashkë në fillim të 2016. Cyrus dhe Hemsworth më pas u martuan në dhjetor 2018 përpara se të ndaheshin përfundimisht në gusht 2019./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/09/13/miley-cyrus-paditet-per-te-drejtat-e-autorit/

Të këshilluara

Britney Spears ndryshon emrin e saj

Britney Spears ka zbuluar së fundmi se ka ndryshuar emrin e saj. Përmes rrjetit social,Instagram, ajo zbuloi se ka vendosur të quhet River Red. Fansat nxituan n...

12:01

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI