Flash

Jeremy Renner tregon “pasojat” e aksidentit me borëpastruese

Lapsi.al 23 January 2023
Jeremy Renner tregon “pasojat” e aksidentit me borëpastruese

Jeremy Renner ka treguar së fundmi pasojat që i shkaktoi aksidenti me një borë pastruese. Përmes rrjetit të tij social,Instagram, aktori publikoi një foto dhge zbuloi se ka thyer më shumë se 30 kocka.

“Stërvitja në mëngjes, më ndryshoi të gjitha ditët më pas…. Pasi krijova një tragjedi për të gjithë familjen time, u përqendrova shpejt në bashkimin e dashurisë vepruese ??”, shkroi ai. “Këto 30 kocka të thyera do të shërohen. Ato do të bëhen më të forta, ashtu si thellohet dashuria dhe lidhja me familjen dhe miqtë.” Jeremy përfundoi postimin duke falenderuar të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen e tyre gjatë gjithë shërimit të tij. Renner është  i njohur për luajtjen e Hawkeye në Universin Kinematik të Marvel, duke filluar me Thor (2011) dhe The Avengers (2012). Së fundmi ai luajti personazhin në serialin Disney+ Hawkeye. Ai u nominua për një çmim Oscar për shfaqjet e tij në The Hurt Locker (2008) dhe The Town (2010). Gjithashtu është shfaqur në Mission: Impossible – Ghost Protocol (2011), American Hustle (2013) dhe Mission: Impossible — Rogue Nation (2015). Aktori dhe ish-gruaja e tij Sonni Pacheco janë prindër të vajzës Ava Berlin, 9 vjeç. Dyshja u divorcua vetëm 10 muaj pas martesës, ku në fillim u tha se çifti u nda për mospërputhje karakteri. /Lapsi.al

Të këshilluara

Miley Cyrus thyen rekord në 'Spotify'

Projekti i ri i Miley Cyrus "Flowers" është bërë kënga më e transmetuar në një javë të vetme në historinë e Spotify. Kompania i bëri homazhe Cyrus, duke postuar...

14:45

Britney Spears ndryshon emrin e saj

Britney Spears ka zbuluar së fundmi se ka ndryshuar emrin e saj. Përmes rrjetit social,Instagram, ajo zbuloi se ka vendosur të quhet River Red. Fansat nxituan n...

12:01

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI