Flash

I akuzuar për korrupsion, GJKKO kthen aktet në ngarkim të vëllait të Bujar Nishanit

Lapsi.al 23 January 2023
I akuzuar për korrupsion, GJKKO kthen aktet në ngarkim të

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kthyer për të dytën herë aktet në ngarkim të Ilir Nishanit, vëllait të ish-presidenti Bujar Nishani. Aktet në ngarkim janë kthyer edhe për Genci Hickën dhe Gerson Tafës. Edhe këta, së bashku me Nishanin, akuzohen për korrupsion.

Prokuroria kërkoi pushimin e çështjes për mjekët Kostandin Balloma dhe Besim Boçit, të një klinike private. Ndërkohë që GJKKO, ka kërkuar të merren të pandehur edhe këta dy të fundit. Në janar 2020, mjeku Kostandin Balloma ka kallëzuar në SPAK 3 inspektorët. Sipas mjekut, Hicka, Tafa dhe Nishani ishin inspektor të Ministrisë së Mjedisit, dhe i kishin kërkuar klinikës ku punonin Balloma dhe Boçi, 30. 000 lekë. Këta të fundit janë personat të cilët dhanë paratë por edhe bënë kallëzimin për 3 inspektorët. Gjykata kërkon që edhe mjekët të merren të pandehur, pasi edhe ata e kanë konsumuar veprën penale të “Korrupsionit Aktiv”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI