Flash

CNN: Agjenti i FBI që këshillonte Ramën mori 225 mijë $ nga një shqiptar

Lapsi.al 23 January 2023
CNN: Agjenti i FBI që këshillonte Ramën mori 225 mijë $ nga

“Ish-kreu i kundërzbulimit për zyrën e FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal u përball me 2 aktakuza këtë të hënë se kishte punuar me një oligark rus të shpallur “non grata” pasi ai kishte dalë në pension dhe se fshehu qindra mijëra dollarë që mori nga një ish-punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare kur ishte ende një zyrtar i lartë në byro”.

Kështu nis një shkrim i CNN për arrestimin e Charles McGonigal, një veteran i FBI me një karrierë 22-vjeçare në këtë institucion derisa doli në pension në 2018-ën. Ai u vu në pranga në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy të shtunën kur po kthehej nga udhëtim jashtë vendit. CNN shkruan se ai do të dalë para gjykatës dhe se avokatët e tij i kanë mohuar akuzat. McGonigal akuzohet për shkelje të sanksioneve të vendosura nga SHBA, komplot dhe pastrim parash.

Në fokus është bashkëpunimi i tij me Oleg Deripaska, një oligark rus i cili u sanksionua për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016. Prokurorët pretendojnë se McGonigal dhe Sergey Shestakov, një ish-diplomat rus, i cili së fundmi punonte si përkthyes në gjykatat federale të Nju Jorkut kanë shkelur sanksionet e SHBA-së. Ata madje kishin nisur të hetonin mbi një rival të Deripaskës me qëllim që ta dëmtonin atë.

Lidhjet me Shqipërinë

Ish-zyrtari i lartë i FBI-së akuzohet edhe për fshehjen e lidhjeve që kishte me një person që dekada më parë kishte punuar për një agjenci të inteligjencës shqiptare. identititeti i tij nuk bëhet i ditur, por CNN shkruan se ky shqiptar i ksihte dhënë McGonigal 225 mijë dollarë në cash të cilat ai nuk i kishte deklaruar. Prokurorët pretendojnë se McGonigal, si një punonjës i FBI-së, duhej të rrëfente gjithçka për udhëtimet e tij jashtë shtetit dhe kontaktet me shtetas të huaj, gjë që ai nuk e kishte bërë.

CNN shkruan se gjatë disa udhëtimeve jashtë shtetit në Shqipëri, Austri dhe Gjermani, prokurorët pretendojnë se McGonigal nuk raportoi se ai u takua me kryeministrin e Shqipërisë, një politikan kosovar dhe persona të tjerë.

Sipas të njëjtave burime, prokurorët pretendojnë se në një takim McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të jetë “i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimet në fushat e naftës në Shqipëri për kompanitë ruse”.

“Ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare që pagoi 225 mijë dollarë kishte interesat e tij financiare në vendimet e qeverisë për këto kontrata. Një nga pagesat në cash prej 80 mijë dollarësh dyshohet se iu dha McGonigal teksa ishte ulur në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në New York City” – shkruan CNN. 

Ndaj McGonigal, FBI hapi një hetim për përpjekjet e lobimit të një shtetasi amerikan bazuar në informacionet që ai mori nga ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare. ABC News shkruan se ky shtetas shqiptar ishte i punësuar nga një konglomerat energjetik kinez. McGonigal nuk e zbuloi kurrë marrëdhënien e tyre financiare. ©LAPSI.al

LEXO EDHE:

Arrestohet miku i Ramës në FBI: Mori para nga një oligark rus “non grata”

Hetimi/ Ish-agjenti i FBI i lidhur me rusët ishte mik i Edi Ramës

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI