Flash

Aksidenti i merr jetë tragjikisht shqiptarit në Itali, bie nga 20 metra lartësi

Lapsi.al 23 January 2023
Aksidenti i merr jetë tragjikisht shqiptarit në Itali, bie nga 20

Një djalë 22-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën mëngjesin e së dielës në komunën e Cagli, Pesaro në Itali. Viktima është Petrit Jashari, kamionist me familje shqiptare, por i lindur në Castiglione del Lago të Perugia-s.

Ai po drejtonte kamionin frigoriferik, kur rreth orës 08:00 të mëngjesit, humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur më barrierat anësore në rrugë. Përplasja ishte aq e fortë sa dera e shoferit u hap dhe i riu përfundoi jashtë, duke rënë nga 20 metra lartësi.

22-vjeçari humbi jetën në vend. Kamioni më pas përfundoi në anën tjetër të rrugës dhe duke u përplasur me një automjet që vinte përballë. Ishte pikërisht shoferi i këtij mjeti që pa të gjithë ngjarjen. Disa metra përpara ishte një tjetër koleg i 22-vjeçarit që drejtonte një tjetër kamion.

Siç shkruajnë mediat italiane, të dy po ktheheshin në Magione, pasi kishin shkarkuar produkte ushqimore në Cagli. Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve, i riu dyshohet se nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, pasi nëse do ta kishte pasur nuk do kishte përfunduar jashtë mjetit.

Megjithatë autoritetet nuk përjashtojnë as mundësinë që i riu shqiptar, duke parë që rrezikonte të binte bashkë me mjetin nga lartësia të ketë hequr në moment të fundit rripin e sigurimit dhe të ketë hapur derën në tentativë për të shpëtuar.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI