Flash

Shpërndanin lëndë narkotike ekstazi në Tiranë, arrestohen 3 persona

Lapsi.al 22 January 2023
Shpërndanin lëndë narkotike ekstazi në Tiranë,

Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi shpërndanin lëndë narkotike ekstazi në zona të ndryshme të Tiranës. Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tyre. Policia ka sekuestruar 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit Kejvin Vasej, Grigor Gjinarari dhe E. M në bashkëpunim me shtetasin A. B, pasi siguronin lëndën narkotike ekstazi, e shpërndanin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses, si rezultat i një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Punisher”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Shpërndanin lëndë narkotike ekstazi, në zona të ndryshme të Tiranës, vihen në pranga 3 shtetas.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore të ndjekur me metoda speciale, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Punisher”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K. V., 23 vjeç, G. Gj., 25 vjeç, E. M., 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi A. B.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike ekstazi, e shpërndanin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI