Flash

Gerard Pique, i penduar për lidhjen me Clara Chia Marti

Lapsi.al 22 January 2023
Gerard Pique, i penduar për lidhjen me Clara Chia Marti

Ndarja mes Gerard Pique dhe Shakira ishte një nga historitë më të famshme të vitit 2022, pasi futbollisti e la këngëtaren dhe u largua nga shtëpia e tyre familjare.

Megjithatë, tani është sugjeruar se Pique mund të jetë përpjekur të rikthehet me Shakira-n pasi u pendua për vendimin e tij. Në fakt, hiti i fundit i këngëtares, 'BZRP Music Sessions #53', e ka lënë të kuptohet këtë me rreshtin që thoshte; "Nuk  kthehem tek ti, as nëse më qan apo më lutesh".

Ndërsa kjo  mund ose nuk mund të ketë qenë duke iu referuar një përpjekjeje të vërtetë të Pique, një raport nga gazetari i Univision, Jordi Martin i ka shtuar më shumë këto thashetheme.

Ai pohoi se burime pranë Shakirës kanë deklaruar se futbollisti vendosi t'i jepte fund lidhjes në prill të vitit 2022, por n pasi u largua nga shtëpia ai u përpoq ta bindte kolumbianen të harronte gjithçka dhe të kthehej në normalitet. “Pique u pendua që la Shakira dhe vendosi të provojë përsëri”, zbuloi Jordi Martin. Por, pasi kjo nuk ishte një mundësi, Gerard u nis për të filluar jetën e tij të re me Clara Chia.

Shakira nga ana tjetër e përshkroi ndarjen si “tepër të vështirë” në një intervistë për  Elle të tetorit 2022. “Është e vështirë të flasësh për këtë. Jam në sy të publikut. Ndarja jonë nuk është si një ndarje e rregullt,” tha ajo. Në ditën e Vitit të Ri, ajo shkroi në anglisht dhe spanjisht; “Edhe nëse dikush na ka tradhtuar, ne duhet të vazhdojmë t’u besojmë të tjerëve./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/12/15/gerard-pique-ende-i-dashuruar-me-shakira-n/

Të këshilluara

Britney Spears ndryshon emrin e saj

Britney Spears ka zbuluar së fundmi se ka ndryshuar emrin e saj. Përmes rrjetit social,Instagram, ajo zbuloi se ka vendosur të quhet River Red. Fansat nxituan n...

12:01

Lista e të nominuarve të 'BAFTA 2023'

Nominimet për çmimet BAFTA 2023 janë këtu! Akademia Britanike e Arteve të Filmit dhe Televizionit shpalli zgjedhjet e tyre për shfaqjen e çmimeve 2023. Në ka...

15:05

Publikohet traileri i vazhdimit 'Scream 6'

Së fundmi është publikuar  traileri i plotë për Scream 6. Klipi u jep fansave një vështrim më të afërt të vazhdimit të filmit ndërsa vrasjeet lëvizin nga Woodsb...

13:58

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI