Flash

Probleme nga reshjet/ Shkodra ‘pluskon’ mbi ujë

Lapsi.al 21 January 2023
Probleme nga reshjet/ Shkodra ‘pluskon’ mbi ujë

Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme në vend, ndërsa qarku më i prekur është ai Shkodrës. Bazuar në të dhënat e fundit të përditësuara nga Bashkia e Shkodër, bëhet me dije  janë 1120 hektarë tokë të përmbytura nga ujit.

Autoritetet e Emergjencave Civile thonë se janë duke monitoruar situatën në terren, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për humbje jete.

Njoftimi i autoriteteve:

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 21.01.2023 paraqitet si me poshte:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.10 me nje renje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.20 m me nje rritje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1120 Ha, e pandryshuar me oren 18.00 te dates 20.01.2023

Njesia Administrative Ana e Malit 1100 Ha e pembytur.

Rruga e obotit ka prezence uji 55 cm, e pandryshuar me oren 18.00 e dates 20.01.2023

Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.

Ne rrugen e Obotit po operon nje mjet I kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.

Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore ( siperfaqe toke mbas argjinatures).

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI