Flash

Vràsja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekaj

Lapsi.al 20 January 2023
Vràsja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet sërish seanca për Arbër

Shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekaj, i cili akuzohet për vràsjen e Pjerin Xhuvanit.

Mësohet se seanca është shtyrë për në muajin shkurt. Ndërsa këtë të premte para trupit gjykues dëshmuan katër persona.

Gjithashtu mësohet se në seancën e sotme kanë dëshmuar anëtarët e ish Strukturës së Njësisë së Mbrojtjes së Votës në PD.

I pari ka dëshmuar Arjan Hoxha, ish përgjegjës i sigurisë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan.

Në vijim kanë dëshmuar Erjon Demushi, Pavlo Vuksani dhe në këto momente është duke dëshmuar Nuredin Kasmi.

Të 4 dëshmitarët i kanë qëndruar dëshmive të dhëna rreth ngjarjes, por interesit të palëve në proces i janë përgjigjur shkurt dhe të prerë se “ nuk dinë gjë” dhe “nuk mbajnë mend asgjë”.

Në listë janë në cilësinë e dëshmitarëve okularë plot 59 persona, përfshirë dhe punonjësit e policisë së shqiponjave dhe dy ish zv drejtorët e Policisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI