Flash

U shfaq në video nga makina pa rrip sigurimi, policia “heton” kryeministrin Sunak

Lapsi.al 20 January 2023
U shfaq në video nga makina pa rrip sigurimi, policia “heton”

Policia e Lancashire po “heton” kryeministrin britanik Rishi Sunak. Kjo pasi ai u filmua duke mos vendosur rripin e sigurimit teksa udhëtonte në një automjet si pasagjer. Kryeministri ka kërkuar falje për incidentin, duke thënë se ishte një “gabim ” mosvendosja e rripit të sigurimit për të filmuar një video në rrjetet sociale.

Kjo shkelje në Britaninë e Madhe dënohet me një gjobë deri në 500 £. BBC raportoi se kryeministri ishte në Lancashire kur u regjistrua video, gjatë një udhëtimi në veri të Anglisë. Videoja, që promovonte raundin e fundit të qeverisë për “nivelimin e shpenzimeve” – ​​u postua më herët në llogarinë e zotit Sunak në Instagram.

Në klipin, i cili zgjat rreth një minutë, kryeministri britanik shfaqet duke iu drejtuar kamerës ndërsa makina është në ecje së bashku me motoçikletat e policisë që shfaqen shkurtimisht në sfond. Në Britani, një person mund të gjobitet deri në 500 £ për mos vendosjen e rripit të sigurimit, përveç nëse ka një përjashtim, si për shërbimet e urgjencës, në një taksi.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI