Flash

Pranga dy shpërndarësve të kanabisit në Vlorë

Lapsi.al 20 January 2023
Pranga dy shpërndarësve të kanabisit në Vlorë

Në prangat e policisë kanë rënë dy persona në Vlorë pasi u kapën duke shpërndarë doza kanabisi.

Sipas njoftimit të policisë, është arrestuar shtetasi M. L., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, iu gjetën dhe iu sekuestruan dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale; Gjithashtu në pranga ra edhe shtetasi S. Z., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë/ Vlorë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokus”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Shpërndante doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.

Në pranga dhe 1 shtetas tjetër, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis.

Sekuestrohen dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike dhe një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-M. L., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, iu gjetën dhe iu sekuestruan dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale;

-S. Z., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI