Flash

Nuk vendosi rripin e sigurimit, gjobitet kryeministri britanik

Lapsi.al 20 January 2023
Nuk vendosi rripin e sigurimit, gjobitet kryeministri britanik

Kryeministri britanik Rishi Sunak është gjobitur pasi nuk ka vendosur rripin e sigurimit si pasagjer në makinë gjatë xhirimit të një videoje në rrjetet sociale. Policia e Lancashire konfirmoi dënimin dhe tha se “kishte ndëshkuar një 42-vjeçar nga Londra” pa dhënë identitetin e tij. Në një reagim të qeverisë britanike thuhet se Sunak "pranon plotësisht se ky ishte një gabim dhe ka kërkuar falje", duke shtuar se ai do të paguajë gjobën.

Pasagjerët e kapur duke mos vendosur rripin e sigurimit kur ai është i disponueshëm mund të gjobiten me 100 paund. Kjo shumë mund të rritet në 500 £ nëse çështja shkon në gjykatë. Kryeministri ishte në Lancashire kur u filmua gjatë një udhëtimi në veri të Anglisë. Videoja u bë për të promovuar nismat e qeverisë për shpenzimet dhe u postua në faqen e Sunak në Instagram.

Është hera e dytë që Sunak merr një gjobë gjatë kohës që ka qenë pjesë e qeverisë. Prillin e kaluar, ai u gjobit së bashku me Boris Johnson dhe gruan Carrie për thyerjen e rregullave të karantinës së Covid. Ai mori pjesë në një mbledhje për ditëlindjen e kryeministrit të atëhershëm në Doëning Street në qershor 2020. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI