Flash

Finlanda premton 400 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, por jo tanke

Lapsi.al 20 January 2023
Finlanda premton 400 milionë euro ndihmë ushtarake për

Finlanda ka miratuar një paketë të re prej më shumë se 400 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën. Premtimi trefishon vlerën totale të ndihmës finlandeze të mbrojtjes për Ukrainën në 590 milionë euro, tha ministria e Mbrojtjes në një deklaratë më 20 janar.

Një zëdhënës i ministrisë tha se paketa nuk përfshin tanke Leopard 2. Gjermania përballet me presion në rritje për të furnizuar Ukrainën me tanke Leopard 2, ose të paktën t’u japë leje aleatëve të tjerë si Polonia për të dorëzuar tanket e prodhimit gjerman nga stoku i tyre.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje të hapur Berlinit që t’i dërgojë tanke Ukrainës.

“Nëse keni tanke Leopard, na i jepni neve”, ka thënë Zelensky për televizionin publik gjerman.

Kancelari gjerman, Olaf Schoz, u ka thënë kongresistëve amerikanë në Davos se Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me tanke luftarake, nëse këtë e bën edhe SHBA-ja, sipas deklaratës së përfaqësuesit demokrat Gregory Meeks, nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI