Flash

E fundit/ Arrestohen pesë persona me urdhër të SPAK

Lapsi.al 20 January 2023
E fundit/ Arrestohen pesë persona me urdhër të SPAK

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur pesë urdhër-arreste me kërkesë të SPAK. Urdhër-arrestet vijnë pas rrëfimit të një bashkëpunëtori të drejtësisë. Mësohet se një nga emrat e kapur nga drejtësia është arrestuar Akil Nerjaku. Kujtojmë se Nerjakut i është bërë atentat me snajper në Durrës. Ai arriti t’i shpëtojë atentatit në zonën e plazhit, pasi plumbi ka përshkruar një tjetër automjet me targa të huaja që ishte i parkuar.

Nerjaku u vu në pranga ditën e djeshme gjatë operacionit në banesën e Ramazan Rrajës. SPAK dje urdhëroi edhe shoqërimin e Rrajës, por gjatë kontrollit nuk u gjet në banesë. Urdhri i SPAK për arrestet vjen pas një procedimi panel të regtjistruar më herët pas rrëfimit të një bashkëpunëtori të drejtësisë. SPAK akoma nuk ka bërë njoftim zyrtar dhe detaje për operacionin në fjalë.

 

Të këshilluara

Moti i keq në Korçë, reshje bore dhe shiu

Mot i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë të gjithë vendin gjatë ditëve të fundit. Në qytetin e Korçës ka patur ndërthurje mes pranisë së shiut...

09:08

Parashikimi i motit për këtë të premte

Për ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje sh...

07:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI