Flash

Atentati ndaj prokurorit/ SPAK zbulon organizatorët e ekzekutorët. 9 urdhër arreste

Lapsi.al 20 January 2023
Atentati ndaj prokurorit/ SPAK zbulon organizatorët e ekzekutorët. 9

Prokuroria e Posaçme njoftoi arrestimin e pesë personave dhe shpalljen në kërkim të 4 të tjerëve, mes tyre Ramazan Rraja nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja dhe një prej eksponentëve kryesore të bandës së Durrësit, Plarent Dervishaj, të cilët dyshohen se organizuan atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, me një të vràrë dhe dy të plagøsur që ndodhi pasditen e 1 nëntorit 2019 tek mbikalimi I Shkozetit.

Në pranga, në kuadër të një operacioni që u zhvillua në sekret të plotë, në Durrës, Tiranë dhe fshatin Nikël të Krujës përfunduan Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Marsel Decka, Endrit Sinani, e Juljan Pjetri.

Ndërsa, Plarent Dervishaj, Ramazan Rraja, Julian Mece dhe shtetasi me inicialet D.Sh, janë shpallur në kërkim si organizatorë të atentat mafioz, për të cilin më herët janë arrestuar dhe po gjykohen në gjykatën e posaçme Redjan Rraja, nipi tjetër i ligjvënësit socialist Rrahman Rraja dhe Arjol Halilaj.

Nga hetimet rezultoi se Plarent Dervishaj, i cili ishte në konflikt me Aleksandër Lahon alias Pëllumb Muhareremin i njohur si Rrujmi, pasi e akuzonte si organizator të atentatit në fshatin Koxhas, ku udhëtonte në automjet bashkë me miqtë e tij Bashkim Gaxhia dhe Jualin Mece. Ata mundën të mbijetonin, por Dervishaj pas kësaj filloi të thurte planin për eliminimin e kundërshtarit të tij dhe të prokurorit Arjan Ndoj.

Atentati ndaj prokurorit u organizua rreth orës 16 të datës 1 nëntor 2019 në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku persona të armatosur qëlluan me armë zjarri mbi automjetin me targa AA 333 ZD, me të cilin udhëtonin shtetasit Andi Maloku, Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho. Andi Maloku mori plagë të rënda dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa prokurori dhe miku i tij mbijetuan.

Për këtë ngjarje, SPAK akuzon si oranizator Plarent Dervishajn si dhe Ramazan Rrajën, ndërsa të dyshuarit e tjerë sipas SPAK ishin në rolin e bashkëpunëtorëve dhe ndihmësve.

Për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Arjan Ndoja; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi); grup i strukturuar kriminal po gjykohen Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.

Sipas prokurorisë së posaçme anëtarët e grupit kriminal kanë tentuar para dhe pas atentatit të 1 nëntorit 2019 për të kryer ekzekutimin e Aleksandër Lahos dhe Arjan Ndoj. Në këtë aksion të fundit, SPAK urdhëroi kontrollin e 10 ambienteve, ku sekuestroi armë, shuma të konsiderueshme parash, kontrata shitblerjeje dhe sende me vlerë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI