Flash

Aprovohet nisja e hetimeve ndaj komisionerit të BE-së, Oliver Várhelyi

Lapsi.al 20 January 2023
Aprovohet nisja e hetimeve ndaj komisionerit të BE-së, Oliver

Parlamenti Europian ka miratuar zyrtarisht kërkesën për hetim ndaj Komisionerit Oliver Várhelyi, rreth rolit të tij në Ballkanin Perëndimor. Parlamenti ka miratuar kërkesën e eurodeputëve me 357 vota pro, 180 kundër dhe 95 abstenime. Ai do të hetohet për favorizimin e Serbisë gjatë negociatave të zgjerimit të organizatës. Një nga rolet kryesore sipas tyre është që  të mbrojë integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës, të promovojë demokracinë në Serbi dhe të sigurojë paqen dhe stabilitetin në Mal të Zi dhe Kosovë dhe jo të bëjë të kundërtën.

Një nga argumentet e eurodeputetëve është se komisioneri Várhelyi vazhdimisht relativizon sulmet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç ndaj demokracisë. Sipas tyre ai gjithashtu mbështet veprimet e Milorad Dodik. Komisionieri i zgjerimit Varhelyi konsiderohet si njeriu i Orbanit në Bruksel dhe është kritikuar edhe më parë për sjellje miqësore dhe të butë ndaj autokratëve të Ballkanit, sidomos presidentit serb, Aleksander Vuçiç.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI