Flash

Afera e inceneratorëve/ Berisha: Në gropën e Sharrës po groposet sistemi i drejtësisë

Lapsi.al 20 January 2023
Afera e inceneratorëve/ Berisha: Në gropën e Sharrës po

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët ka vijuar me akuzat ku është shprehur se SPAK nuk mundet të hetojë për inceneratorët. Berisha tha se në kundërshtim të kontratës plehrat groposen. Berisha shtoi se ajo që po groposet është sistemi i drejtësisë.

“Çështje e parë dhe më kryesore është çështja e djegësave dhe organizatës kriminale të kryesuar nga Edi Rama për këtë aferë.  Ju patë, këto ditë, se si të gjitha plehrat, mbetjet, dheu, inertet, në kundërshtim flagrant me kontratën, nuk seleksionoheshin. Kjo në kundërshtim me betimin solemn të atij që nuk ka as besë dhe as moral. Aty po bëhet një mrekulli, thoshte Edi Rama. E patë se aty vazhdonte praktika e 25 viteve më parë, e groposjes. Pavarësisht se ka një kontratë që përcakton gjithçka ndryshe.

Në fakt, aty nuk po groposoheshin, por aty po groposej sistemi i drejtësisë dhe shteti ligjor. Në ata kamionë që shkarkonin plehrat në një gropë të vjetër. Aty groposej dhe varrosej SKAP-i i partisë dhe sistemi i drejtësisë në tërësi. Ndonëse prej dy vitesh është deklaruar me dhjetëra herë se qytetarët e qarkut të Tiranës, paguajnë 29 euro për çdo ton pleh, pa llogaritur transportin. Kjo tarifë e cila në kontratë parashikohet për djegie. Kurse për depozitim ka një tarifë prej 11 eurosh.

Prej vitesh, Edi Rama, Erion Veliaj, presin euro, vjedhin çdo ditë dhjetëra-mijëra euro. Në total, diferenca prej 18 eurosh për çdo ton, shkon dhe depozitohet në kontot offshore të këtyre dy hajdutëve të paimagjinueshëm”-tha Berisha.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI