Flash

Vuçiç: Më quajnë “Putin i vogël”, por s’kam sulmuar asnjë vend ende

Lapsi.al 19 January 2023
Vuçiç: Më quajnë “Putin i vogël”, por

Në një nga panelet e forumit të Davosit ishin në krah të njëri tjetrit kryeministri Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit u vu në shënjestër të pyetjeve për qëndrimet që Serbia po mban ndaj Rusisë. Vuçiç u mbrojt se njeh integritetin territorial të Ukrainës edhe pse shumë vende nuk bëjnë të njëjtën gjë për Serbinë.

"Kam lexuar muajt e fundit që jam “Putini i vogël”, se do të nis një luftë kundër fqinjëve të mi, etj. Janë më shumë se 1700 artikuj të publikuar në mediat botërore, por ne nuk kemi sulmuar askënd ende dhe kjo nuk do të ndodhë. Unë jam pak cinik kur them "ende" sepse kjo ishte një gënjeshtër brutale, si shumë të tjera.

Sa për luftën në Ukrainë, ne mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, ashtu si ne mbështesin integritetin territorial të Serbisë. Kur më pyesin nëse Krimea është pjesë e Ukrainës, unë them se është pjesë e Ukrainës, si dhe Donbasi”, - tha Vuçiç.

Ai tha se Serbia nuk do të ndryshojmë qëndrimin dhe se do të jetë besnik ndaj integritetit territorial të secilit anëtar të OKB-së. Vuçiq tha se është pesimist për anëtarësimin në BE në të ardhmen e afërt dhe se nuk mendon vetëm për Serbinë, por për vendet e rajonit.

"Ne të gjithë e shohim dhe nuk mund t'i mbyllim sytë ndaj disponimit në BE. Kur bëhet fjalë për komunitetin politik evropian, është e rëndësishme për ne, pasi mund të diskutojmë çështje të ndryshme me liderët evropianë," - tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI