Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

SPAK mbyll hetimet për gjyqtaren e korruptuar të Elbasanit (Bisedat)

Lapsi.al 19 January 2023
SPAK mbyll hetimet për gjyqtaren e korruptuar të Elbasanit (Bisedat)

SPAK ka mbyllur hetimet lidhur me gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka, e arrestuar pasi është akuzuar për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Nga dosja hetimore, mësohet se familjarët e të arrestuarit Xhulio Musai, i kanë thënë avokatit Ilir Pashaj që t’i dërgonte gjyqtares shumën prej 2 milionë lekë të vjetra, në mënyrë që ajo të zbuste masën e dënimit për të pandehurin, por ajo ka kërkuar 4 milionë lekë.

Panorama risjell përgjimet ambientale, pjesë të dosjes së Prokurorisë, që provuan korrupsionin e gjyqtares Zamira Vyshku, e cila është hetuar në ‘arrest shtëpie’.

Në bisedat telefonike mes avokatit, Ilir Pashaj, që shërbeu si ndërmjetës dhe të afërmit të të arrestuarit Xhuljano Musaji, i cili do i jepte shumën e parave prej 2 milionë lekësh, flitet për vendet e takimit dhe mënyrën se si do organizohej dorëzimi i shumës monetare, që do ndiqej në distancë nga vetë gjyqtarja.

Takimi mes avokatit dhe Taulant Ramollarit do të bëhej jashtë ambienteve të një lokali, dhe gjatë bisedës Ilir Pashaj i kërkon të afërmit të të arrestuarit që të mos futej në bar.

Por në momentin e fundit, gjyqtarja Zamira Vyshku ndryshon mendje dhe kërkon edhe dy milionë lekë të tjera për të ndryshuar masën e dënimit për të arrestuarin.

Biseda e Taulant Ramollarit dhe avokatit Ilir Pashaj

Avokati: Jo pra jo duro

Ramollari: Avokat

Avokati: Hë kur të afrohesh ti më bej një zile mua dy tre minuta para

Ramollari: Do të bëj zile unë

Avokati: Të dal përjashta unë

Ramollari: Mirë të keqen mirë se nuk vij brenda unë, po të marr në telefon

Avokati: Jo mrena po të them ore jo

Ramollari: Jo pra jo mirë se ktu tek….e do vij hajde

Avokati: Mirë hajde

Ramollari: Hajde

Avokati në dosjen hetimore thuhet se i ka dhënë porosi Ramollarit që mos të futet në lokal.

Në dosje po ashtu thuhet se; “këta dy shtetas kanë biseduar paraprakisht për faktin se në këto momente që është dorëzimi i shumës së parave, avokati Ilir Pashaj do të jetë në prezencë të gjyqtares Zamira Vushka. Prezenca e gjyqtares Zamira Vyshka në një distancë të afërt, garanton edhe Taulantin që shuma monetare do të dorëzohet te gjyqtarja me qëllim për të favorizuar të pandehurit Xhlio Musaj. Shtetasi Ramollari nuk mund të takohet drejtpërdrejtë me gjyqtaren, për shkak se kjo do të sillte ekspozim mjaft të madh për të”.

Pak orë më vonë, Ramollari flet sërish në telefon me avokatin Pashaj.

Ramollari: Edhe një minutë jam aty

Avokati: Hë e gjen dot se thashë mos je ngatërruar

Ramollari: E gjej, jo jo e gjej. Për një minutë jam aty

Avokati: Mirë hajde

“Pas vëzhgimeve ambientale, pasi Ilir Pashaj del nga një ambient i brendshëm i një lokali takon Ramollarin dhe pasi qëndrojnë për disa minuta në këmbë, dëgjohet se flisnin me zë të lartë. Dyshohet se po debatonin. Më pas shtetasi Taulant Ramollari largohet me një zarf në dorë dhe hipën një makinë. Më pas avokati Pashaj takohet edhe me gjyqtaren”, thuhet në dosjen e siguruar nga News24.

Ndërkohë një tjetër moment në dosje është dhe biseda telefonike mes shtetasit Taulant Ramollari dhe Adrena Tiranës. Të dy bien dakord që shuma monetare e kërkuar është e madhe dhe Ramollari shprehet: “Më mirë t’i haj bukë ato lekët dhe vari lesht.”

Tirana: He Tan?

Ramollari: Alo?

Tirana: Hë?

Ramollari: Ca po bën?

Tirana: Hiç po rri. Ca thua e takove atë?

Ramollari: E takova po s’bëra gjë jo. S’ja dhashë ato

Tirana: Pse?

Ramollari: Donte, donte dhe dy të tjera

Tirana: Line fare

Ramollari: Ashtu i thash

Tirana: Line fare o…

Ramollari: Ashtu i thashë o burrë

Tirana: Po pre për dy muaj. Dy muaj do fitojë. Asgjë tjetër

Ramollari: Ee domethënë do i jepja unë e do dilte në nëntor vitin tjetër. Thashë unë; o zotni po ca flet o burrë. Nëntorin vitin tjetër

Tirana: Jo ore po linë, ai aq del vetë

Ramollari: Ee. Më mirë t’i haj bukë ato lekët dhe vari lesht

Ramollari: E mirë

Tirana: Takohemi nesër thashë unë flasim një cik për atë shpunë thashë unë dhe kshu. Ti them sa të bën haku ty byrazer? Kaq! Na hakun tat ti mo i jep asnjë gjë atyre të tjerëve ose flasim nesër e bëjmë muhabet nesër te kafja po hajde.

Ramollari: Mirë hajde ik

Një tjetër përgjim mes Tamollarit dhe Tiranës zhvillohet një bisedë telefonike.

Tirana: Unë po i llogaris ato si kanë ul asnjë ditë, njësoj sa, atje aq

Ramollari: Ore nga 3.6 iu ul një vit. 2.4 e len.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43