Flash

Së shpejti një film për jetën e Michael Jackson

Lapsi.al 19 January 2023
Së shpejti një film për jetën e Michael Jackson

Regjisori Antoine Fuqua do paraqesë jetën e Michael Jackson në projektin e tij të ardhshëm filmik. The Hollywood Reporter konfirmoi se Fuqua dhe Lionsgate po bashkohen për të prodhuar një film biografik të titulluar Michael.

“Filmat e parë të karrierës sime ishin videoklipe, dhe unë ende mendoj se kombinimi i filmit dhe muzikës janë një pjesë e thellë e asaj që jam”, tha Fuqua në një deklaratë të marrë nga THR . "Për mua, nuk ka asnjë artist me fuqinë, karizmën dhe gjenialitetin muzikor të Michael Jackson. Unë u ndikova për të bërë video muzikore duke parë punën e tij.

Flmi biografik i ardhshëm do të "adresojë të gjitha aspektet e jetës së Jackson", sipas THR, megjithëse media vuri në dukje se është e paqartë se si Fuqua do të trajtojë akuzat për abuuzim se*sual ndaj fëmijëve  të cilat së fundmi u detajuan publikisht në dokumentarin, "Finding Neverland".

Jackson, i njohur si "Mbreti i Popit"  u nda nga jeta më 25 qershor 2009 në moshën 50-vjeçare. Ai pësoi arrest kardiak në shtëpinë e tij. Në vitin 2011, mjeku i tij Conrad Murray u dënua për vdeekjen e tij./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/09/12/akon-zbulon-detaje-rreth-bisedes-se-fundit-me-michael-jackson/

Të këshilluara

Cardi B flet për rikthimin me Offset

Cardi B ka folur rreth arsyes se pse vendosi të rikthehej me Offset. Reperja, e cila ndan dy fëmijë me anëtarin e Migos, bëri kërkesë për divorc në shtator 2...

17:37

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI