Flash

Parashikimi i motit: Shi dhe reshje të dendura dëbore

Lapsi.al 19 January 2023
Parashikimi i motit: Shi dhe reshje të dendura dëbore

Shqipëria me vranësira dhe shira me intensitet të lartë në ultësirën perëndimore duke krijuar probleme të mëtejshme ndërsa në zonat malore verilindore dhe juglindore do të ketë reshje të dendura dëbore. Orët e mesditës sjellin një ndërprerje të përkohshme të reshjeve për të ri-nisur sërish gjatë pasdites ku do të ketë edhe rrebeshe shiu shoqëruar me rrufe dhe shkarkesa elektrike. Situata e paqëndrueshme atmosferike mbetet prezente edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 1 – 2 gradë, në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim deri në 5 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës, paraqitet me vranësira dhe rrebeshe shiu ku herë pas here shoqërohen me stuhi të forta ere. Në zona të thella malore vijojnë reshjet e dendura të dëborës. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të shtojnë me tej vranësirat duke gjeneruar reshje shiu e dëbore me intensitet mesatar deri të lartë në zona të veçanta, kryesisht në jugperëndim të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike karakterizojnë motin edhe në MV ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Më problematike situata paraqitet gjate orëve të pasdites pasi shirat do të jenë me intensitet të larte. Herë pas here do të ketë rrebeshe dhe stuhi të forta ere. Parashikohet që gjatë orëve të vona të natës të fillojnë gradualisht edhe reshjet e dëborës, si pasojë e ndryshimit të masave ajrore të cilat do të vijnë nga veriu i Evropës.

Të këshilluara

Gjendet e mbytur një grua në lumin Shkumbin

Një 48-vjeçar është mbytur në lumin Shkumbin. Familjarët kanë lajmëruar policinë për zhdukjen e saj. Trupi i saj u gjet sot në ujërat e lumit Shkumbin nga banor...

14:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI