Flash

Kim: E vërteta e raporteve me Ramën dhe garën për kreun e SPAK

Lapsi.al 19 January 2023
Kim: E vërteta e raporteve me Ramën dhe garën për kreun e

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim flet për herë të parë pas përplasjeve publike me kryeministrin Rama. Ajo thotë se me kreun e qeverisë shqiptare ka marrëdhënie institucionale dhe jo personale.

“Marrëdhënia midis dy qeverive është shumë e fortë dhe pjesë e asaj marrëdhënieje është një marrëdhënie midis kreut të qeverisë dhe ambasadores amerikane. Dhe, përsëris, dua t’iu kërkoj njerëzve t’i largohen të vështruarit të këtyre marrëdhënieve si personale. Nuk janë marrëdhënie personale. Janë marrëdhënie zyrtare. Dhe ajo që mund t’ju them është se kur kryeministri dhe unë diskutojmë një çështje që është me rëndësi për Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë, i realizojmë gjërat” – tha Kim në një intervistë për Report Tv.

Përplasja më e fortë publike mes tyre ishte përpara zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, por diplomatja thotë se SHBA nuk kishin një kandidat të preferuar.

“E shpjegova ditën kur shkova aty, sepse e di që njerëzit po tirrnin lloj-lloj teorish dhe kishte shumë keqkuptime. Përsëris, pati një përpjekje për ta paraqitur këtë si një person që ishte kundër një tjetri. Është thjesht çmenduri. Arsyeja pse ishim atje ishte arsyeja pse kemi qenë në takime të tjera si ky dhe aktivitete të tjera të ngjashme. Për të përforcuar dhe demonstruar mbështetjen e fortë të SHBA për zbatimin e reformës në drejtësi.

Për t’u siguruar që secili e kupton që ne presim nga lojtarët, aktorët këtu që të ndjekin shtetin ligjor, që kur marrin vendime, duhet të marrin vendime të bazuara në ligj dhe rregulla dhe kritere, jo bazuar në frikë apo favore. Është shumë e rëndësishme që kushdo që të zgjidhej kreu i SPAK ose kushdo që zgjidhet gjyqtar apo inspektor, të gjithë këta individë në sistemin e drejtësisë, është e rëndësishme të kuptojnë, të besojnë dhe, në fakt, të vendosen në ato poste bazuar në kualifikimet e tyre, jo si rezultat i kërcënimeve a favoreve.

Këtë duam të ulim. E di që ka shumë teori sikur Shtetet e Bashkuara favorizojnë një kandidat të caktuar apo kundër këtij apo atij personi. Të gjitha janë të rreme. Janë vërtet lajme të rreme. Synimi ynë i vetëm në çdo gjë që kemi bërë për sa i përket reformës në drejtësi është të sigurojmë zbatimin e saj në përputhje me ligjin dhe për të përforcuar kurajon e atyre që janë në pozita me përgjegjësi për të bërë punën e tyre”, - tha Kim e cila nuk dha një datë largimi edhe pse i ka përfunduar mandati dhe ministria e jashtme shqiptare ia kujtoi me një njoftim publik.

“Do doja ta dija. Shiko, normalisht nëse sheh mandatin e ambasadorëve të ndryshëm amerikanë që kanë qenë këtu, zakonisht jemi këtu për rreth tri vjet. Por në fund varet nga vendimi i Presidentit sepse një ambasador është përfaqësues personal i Presidentit Amerikan. Dhe, varet edhe nga Senati ynë që duhet të konfirmojë atë që emërohet. Kështu që s’kam mënyrë për ta parashikuar. Gjithçka mund të them është se jam këtu për të bërë një detyrë në emër të vendit tim dhe do të vazhdoj ta bëj deri ditën e fundit. Dhe nuk e di se kur është ajo ditë e fundit”, - tha Kim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI