Flash

Kardashians, të shqetësuar për martesën e Kanye

Lapsi.al 19 January 2023
Kardashians, të shqetësuar për martesën e Kanye

Familja Kardashian është  e shqetësuar - për "martesën" e papritur të Kanye West me arkitekten Yeezy Bianca Censori.

Sipas Page Six, një nga çështjet për të cilën shqetësohet familja,  është marrëdhënia e Bianca me fëmijët e tij.Pasi u zhduk pas një sërë shpërthimesh të fundit antisemite, u raportua  se West,, u martua me punonjësen në një ceremoni intime në Beverly Hills, Kaliforni.

Një burim u shpreh se Kardashians tani janë duke pritur për të parë nëse reperi ka letrat e martesës. "Ata nuk janë të sigurt nëse është një marifet PR," tha ai. “Ata po presin të shohin nëse ai i ka vërtet letrat e martesës. Kardashians janë nervozë sepse nëse është e vërtetë, ajo do të ishte në jetën e fëmijëve.”

Kim Kardashian dhe West u ndanë në shkurt 2021 dhe dyshja kanë katër fëmijë, North, Chicago, Pslam dhe Saint. Në fillim të këtij viti në podkastin "Angie Martinez IRL", Kardashian ndau  vështirësitë e bashkë-prindërimit me West. "Ka një pjesë e imja që është si: Djemtë do kenë gjithmonë frikë të më afrohen sepse unë kam një ish partner të vështirë. Kujtojmë se artisti kërcënoi ish partnerin e saj, Pete Davidson në Instagram dhe në një video muzikore ai paraqiti duke e rrëmbyer dhe varrosur një version vizatimor të ish aktorit të "Saturday Night Live"./Lapsi.al

Të këshilluara

Cardi B flet për rikthimin me Offset

Cardi B ka folur rreth arsyes se pse vendosi të rikthehej me Offset. Reperja, e cila ndan dy fëmijë me anëtarin e Migos, bëri kërkesë për divorc në shtator 2...

17:37

Përse u arrestua Greta Thunberg

Aktivistja e klimës Greta Thunberg është arrestuar nga policia gjermane në një protestë për zgjerimin e një miniere qymyri në fshatin gjerman perëndimor të Lütz...

12:32

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI