Flash

JLo zbulon të vërtetën rreth puthjes së Madonna në MTV

Lapsi.al 19 January 2023
JLo zbulon të vërtetën rreth puthjes së Madonna në MTV

JLo ka pohuar se ajo dhe Britney Spears ishin menduar të puthnin Madonna gjatë ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards 2003.

“Ne kishim rënë dakord se së bashku me Britney do e realizonim skenën. Por, unë isha në Kanada për xhirimet e një filmi dhe ata vendosën që Christina ta bënte atë", tha JLo në një intervistë me E!News.

Performanca e vitit 2003 - gjatë së cilës Spears doli nga një tortë martese e veshur si nuse dhe këndoi "Like a Virgin" - bëri homazh për aktin e Madonna-s të vitit 1984, ku ajo bëri të njëjtën gjë. Aguilera dhe Madonna më vonë iu bashkuan në skenë. Para pak kohësh Aguilera zbuloi se dhe  ajo e puthi Madonna-n në skenë, por momenti i saj u ndërpre pjesërisht.

“Ishte e çuditshme”, tha Aguilera në një intervistë në radio. “Dhe ju e dini pse e ndërprenë? Sepse donin të merrnin reagimin e Justin Timberlake.”

Qershorin e kaluar, Madonna dhe Spears rikrijuan puthjen gjatë dasmës së kësajj të fundit me Sam Asghari. “Duke puthur Madonën  !!!” shkroi ajo në Instagram. “Nuk e dija që Madonna kishte pothuajse aq shumë këngë numër një sa The Beatles!!! Kaq e nderuar që ajo erdhi në dasmën time"./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2023/01/17/jennifer-lopez-zbulon-detaje-rreth-jeteses-me-ben-affleck/

Të këshilluara

Cardi B flet për rikthimin me Offset

Cardi B ka folur rreth arsyes se pse vendosi të rikthehej me Offset. Reperja, e cila ndan dy fëmijë me anëtarin e Migos, bëri kërkesë për divorc në shtator 2...

17:37

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI