Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

INSTAT: Shqipëria me rikuperimin më të shpejtë të turizmit në Europë

Lapsi.al 19 January 2023
INSTAT: Shqipëria me rikuperimin më të shpejtë të

Shqipëria po rezulton vendi që ka pasur ritmet më të larta të rikuperimit të turizmit në krahasim me periudhën e para pandemisë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor, për 10 mujorin 2022 në vend u regjistruan gjithsej gati 3.6 milionë net qëndrimet në akomodimet turistike, me një rritje prej 22.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Shifra është në kontraste të plotë me Bashkimin Europian, i cili gjatë të njëjtës periudhë shënoi një rënie me 5.6% të net qëndrimeve në njësitë akomoduese turistike.

Kjo është rritja më e lartë e net qëndrimeve në Europë. Pas Shqipërisë, rikuperimin më të shpejtë e shënoi Serbia, me 21.3%, e ndjekur nga Danimarka, 12.3%, Islanda (5%), Holanda (4%), Norvegjia (2.5%) dhe Turqia me 1.2%.

Të dhëna të tjera të INSTAT, që anë të disponueshme deri në nëntor tregojnë se hyrjet e turistëve të huaj shënuan një nivel rekord në 2022. Viti 2022 ka tejkaluar dukshëm vitin më të mirë turistik deri më tani që ishte 2019-a duke regjistruar në 11-mujor një rritje me 17% të numrit të vizitorëve. Për 11 mujorin në vend ka hyrë një numër rekord prej 7.1 milionë të huajsh.

Hyrja e më shumë të huajave ka ndikuar dhe në rritjen e ndjeshme të net qëndrimeve në akomodimet turistike.

Sipas Eurostat Industria e turizmit në BE duket se po e merr veten nga pandemia e COVID-19. Numri total i netëve të kaluara në akomodime turistike në vitin 2022 ishte afër nivelit para pandemisë (2.72 miliardë net në 2022 krahasuar me 2.88 miliardë në 2019; -5.6%).

Kjo paraqet rritje të konsiderueshme krahasuar me numrin e netëve të kaluara në 2020 dhe 2021 (1.42 miliardë në 2020, 1.83 miliardë në 2021; +91.1% dhe +48.3% në 2022, respektivisht).

Gjatë vitit 2022, shifrat mujore të turizmit u rritën vazhdimisht dhe përfundimisht iu afruan niveleve të muajve përkatës në 2019. Krahasuar me gjashtëmujorin e parë para verës 2019 (janar–qershor), në të njëjtën periudhë të 2022, netët e kaluara në akomodimet turistike ranë me 11.0%. Ndërkohë, periudha korrik-dhjetor pasqyroi nga afër nivelet e netëve të kaluara të vitit 2019 (-1,9%).

Të dhënat për vitin 2022 tregojnë gjithashtu se netët e kaluara nga turistët ndërkombëtarë i janë afruar niveleve të vitit 2019 (1.19 miliardë net në 2022 krahasuar me 1.36 miliardë në 2019; -12.6%). Kjo paraqet një rritje të fortë krahasuar me numrin e netëve të kaluara nga turistët e huaj në vitin 2020 dhe në vitin 2021 (412.5 milionë net në 2020, 587.8 milionë në 2021; +188.8% dhe +102.6% në 2022, respektivisht).

Sa i përket udhëtimeve të brendshme, të dhënat e vitit 2022 tregojnë një numër rekord prej 1.53 miliardë net të kaluara, një rritje prej 10.9 milionë krahasuar me vitin 2019 (+0.7%).

Ndër vendet e BE-së, numri i netëve të kaluara nga turistët vendas dhe të huaj në 2022 krahasuar me 2019 është rritur në tre nga Shtetet Anëtare me të dhëna të disponueshme: Danimarkë (38.4 milionë net në 2022 krahasuar me 34.3 milionë në 2019; +12.3%), Holanda (128.3 milionë krahasuar me 123.4 milionë; +3.9%) dhe Belgjika (42.7 milionë krahasuar me 42.5 milionë; +0.5%).

Ndërkohë, vendet e tjera nuk janë rikuperuar ende plotësisht nga ndikimi i pandemisë në turizëm. Ky ishte veçanërisht rasti në Letoni (3.9 milionë në 2022 krahasuar me 5.5 milionë në 2019; -29.6%) dhe Sllovaki (12.3 milionë krahasuar me 17.2 milionë; -28.3%)./ Monitor

Të këshilluara

Gjendet e mbytur një grua në lumin Shkumbin

Një 48-vjeçar është mbytur në lumin Shkumbin. Familjarët kanë lajmëruar policinë për zhdukjen e saj. Trupi i saj u gjet sot në ujërat e lumit Shkumbin nga banor...

14:24

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI